E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Gripi i derrave është shndërruar në epidemi

Organizata Botërore
e Shëndetësisë e
ka shpallur gripin e
derrave epidemi. Ky
vendim është marrë pas një
mbledhjeje urgjente të shefave
të organizmit të OKB-së. Kjo do
të thotë që virusi i gripit të derrave
po përhapet në të paktën
dy rajone të ndryshme të botës,
me një numër rastesh infeksioni
që sa vjen e rritet. Kështu, ai
është identifikuar në Britaninë e
Madhe, Australi, Japoni dhe Kili.
Shefja e Organizatës Botërore të
Shëndetësisë, Margaret Chan,
tha se kjo lëvizje nuk do të thotë
që virusi po shkakton më shumë
raste infeksioni apo vdekjesh.
Virusi i gripit të derrave u shfaq
së pari në Meksikë në muajin
prill dhe që atëherë është përhapur
në 74 vende të ndryshme.
Raportet zyrtare bëjnë fjalë për
identifikimin e 30 mijë rasteve
me infeksion në të gjithë globin
dhe për një numër vdekjesh, 141.
Hong-Kongu ka mbyllur të gjitha
çerdhet dhe kopshtet për 2 javë
për shkak të rasteve të sëmundjes
që u identifikua. Është hera e
parë në këto 40 vitet e fundit që
kemi të bëjmë me një epidemi
gripi. Rasti i fundit ishte ai i vitit
1968, që mori jetën e 1 milion
vetëve. Megjithatë, epidemia
aktuale duket se është shumë më
e moderuar dhe shumë më e butë
në krahasim me gjithë epidemitë
e mëparshme. Pjesa më e madhe
e infektimeve ka prekur të rinjtë,
apo njerëzit në moshën e mesme
dhe pjesa më e madhe kanë qenë
njerëz shumë të shëndetshëm.
Sipas ekspertëve të mjekësisë,
të gjitha faktet të çojnë në përfundimin
se kjo është epidemia
e parë e shekullit XXI. Shpallja
e situatës si "epidemi" nuk do
të thotë aspak rritje e numrit të
infektimeve apo vdekjeve, por
vetëm përhapje e infeksionit në
më shumë se dy zona në glob.
Sipas mjekëve, është shumë e
rëndësishme që të arrihet një
balancë mes vigjilencës, masave
parandaluese dhe kurimit të
sëmundjes. Gjithashtu, në të
gjitha vendet ku është identifikuar
sëmundja, duhet të arrihet
organizimi i një politike të përbashkët.
Organizata Botërore e
Shëndetësisë nuk rekomandon
mbylljen e kufijve apo shtrëngesa
të ndryshme në lëvizjen e lirë të
njerëzve. Sipas mjekëve, asnjë
epidemi nuk është identifikuar
më shpejt se kjo e fundit. Tani
organizatës i lid për detyrë edhe
shpjegimi i kësaj situate, mbi të
gjitha për të shmangur ankthin
apo kaosin që mund të shkaktojë
një gjë e tillë. Kjo do të thotë që
njerëzit nuk duhet të tremben,
por vetëm të tregohen të kujdesshëm
dhe të vendosin në lidhje
me marrjen e masave paraprake
për të shmangur infeksionet e
mundshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›