E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", shtyhet dhënia e pretencës për 29 të pandehurit

Mungesa e avokatëve mbrojtës të disa prej të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit ka bërë që Gjykata e Tiranës ta shtyjë dhënien e pretencës së prokurorëve për 29 të pandehurit.
 

Vetëm 15 minuta pas vijimit të leximit të dosjes me pretencat e 29 të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit seanca gjyqësore është ndërprerë për të vijuar të enjten.

Në seancën e djeshme prokurorët arritën të lexojnë vetëm 136 faqe, ku u shtjelluan me detaje si u ideua e u organizua ngritja e Gërdecit dhe më pas shpërthimi.

Argumentimi i konkulzioneve përfundimtare të prokurorisë u ndërpre pasi njëri nga avokatët pohoi se procesi nuk mund të vijonte jashtë orarit zyrtar, çka solli largimin e palëve nga gjykata për t`u ritakuar sërish sot.

Në seancën e djeshme prokurorët kishin rënduar pozitën e të pandehurve cilëve të cilët akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” kundër 26 personave dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosen, si dhe u shkatërruan mijëra banesa. Edhe pse shpërthimi ishte me përmasa tragjike, asnjë nga të pandehurit nuk gjendet pas hekurave, por të akuzuarit po gjykohen në arrest shtëpie.

Të akuzuar në këtë proces janë dhe ish-drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë por që edhe këta persona hetohen në gjëndje të lirë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›