Malësi e Madhe, vetëvaret 41-vjeçarja
Një 41-vjeçare nga Malësia e Madhe i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur brenda në banesë.
Rudina Bracaj, e cila vuante nga skizofrenia u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj në banesë, në vendin e quajtur Vukël, në Komunën Kelmend të Malësisë së Madhe.
41-vjeçarja ishte vetëvarur tek një shkallë druri duke mbërthyer fytin me një kravatë.
Policia e Shkodrës pas verifikimit nuk zbuloi asnjë shenjë dhune në trupin e të ndierës e më pas nga dëshmitë e familjarëve të saj ka mësuar se Rudina Bracaj vuante nga skizofrenia.