E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Bulqizë, një i vdekur dhe 7 të plagosur

Një minator ka vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të gazit në një nga puset e minierës të Bulqizës. Sipas informacioneve të fundit shpërthimi i gazit metan ka ndodhur në pusin numër 2, në nivelin e 17-të të minierës dhe për pasojë ka humbur jeten Naim Shyti dhe janë plagosur Bastri Toska,Hajri Koçi, Xhelal Ruçi, Zim Perkola ndërsa është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore minatori i cili rezultonte i zhdukur Astrit Çupi.

Ndërkohë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço ka mbledhur urgjetisht shtabin e emergjencave civile për të diskutuar për shpërthimin që ka ndodhur sot në minierën e Bulqizës. Një grup ekspertësh nga ministria i kryesuar nga ZV.ministri Neritan Alibali janë nisur drejt Bulqizës për të parë nga afër situatën atje. 

Mësohet  gjithashtu se ministri i METE-s është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili për transportimin e minatorëve të plagosur rëndë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

Sipas ministrit të shëndetësisë Vasili dy prej minatorët ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Bulqizës.

Ndërkohë mësohet se ekipe mjekësh nga Dibra dhe Burreli janë nisur drejt Bulqizës për tu ardhur në ndihmë minatorëve të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›