E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Turk në forumin e biznesit shqiptaro-slloven

Në prani të dy presidentëve u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike Sllovene. Topi ftoi biznesin slloven të jetë pjesë e investimeve në resurset që afron vendi ynë. 

LUBJANE- Në ditën e dytë të vizitës në Slloveni, presidenti Topi dhe presidenti slloven Danilo Turk morën pjesë në forumin e përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven.
Në prani të dy presidentëve u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike të Sllovenisë. Duke inkurajuar thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve Presidenti Topi tha se Shqipëria përbën një vend me mundësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për turizëm sezonal por për një turizëm që mund të shkojë shtatë-tetë muaj në bregdet.
Ai ftoi biznesin slloven të jetë pjesë e investimeve në resurset që afron vendi ynë, si në infrastrukturë, në energjitikë etj. Topi garantoi se Shqipëria është një vend stabël me institucione të stabilizuara, dhe me një mendësi perendimore.
Presidenti Topi tha se pret që Sllovenia të afrojë ndihmën e saj në procesin e integrimit të vendit tonë në BE, ndërkohë që dy vendet kanë ezauruar të njëjtën rrugë të përbashkët, atë të anëtarësimit në NATO.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›