E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci ‘shtyn” Fazllic

Seanca gjyqesore ndaj bisesmenit serbo – boshnjak, Damir Fazllic u shty ne gjykaten e krimeve te renda. Shkaku i shtyrjes, eshte fakti se avokati i Fazllic, Brahim Lahi, eshte gjithashtu avokat i ish Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Luan Hoxha, nje prej te pandehurve ne ceshtjen e Gerdecit.Dy proceset ishin percaktuar te zhvilloheshin paralelisht ne te njejten ore. Por shtyrja i vjen per shtat edhe akuzes, e cila kerkoi me teper kohe per shkak te leterporosive qe pritet te vijne nga Qipro dhe Zvicra, ku kerkohen te dhena mbi te akuzuarin Fazllic.Por serish dy gjykatat kane vendosur qe seancat e ardhshme te jene ne daten 11 maj, cka mund te shkaktoje serish shtyrje te nje prej proceseve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›