E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, sërish radhë emigrantësh në Kapshticë



Në pikën kufitarë të Kapshticës rikthehen sërish radhët e gjata. Kështu, radha e automjeteve në pikën e kufirit me tokën helene ka arritur në 3 km, pavarësisht punës intensive të palës greke dhe shqiptare të doganës. Radhët e gjata vijnë pasi dita e djeshme ishte e fundit e lejes së dhënë nga qeveria greke për emigrantët shqiptarë që vizituan Shqipërinë për festen e Pashkëve. Përveç makinave private, vihet re edhe një prani e madhe e autobusëve. Policia njofton se ajo ka marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur radhët e gjata, duke përshpejtuar procedurat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›