E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga 34-vjeçari, u vuri flakën rrobave të bashkëshortes



Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi u vuri flakën rrobave të bashkëshortes së tij. Në prangat e uniformave blu ra Ilirian Basholli, banues në lagjen nr. 14, Shkozet të Durrësit.

Sipas burimeve nga policia, bashkëshortja e 34-vjeçarit ka deklaruar se është kanosur në mënyrë sistematike prej tij. Ndërkohë që ky i fundit u ndalua ditën e djeshme, pasi në oborrin e shtëpisë se tij ka djegur me zjarr të gjitha veshjet e bashkëshortes së tij.

Vlera e veshjeve të djegura arrin shumën prej 100 mijë lekë të reja. Në njoftimin e policisë thuhet se “janë kryer veprimet hetimore dhe janë bllokuar në cilësinë e provës materiale mbetje të veshjeve të djegura. Pas denoncimit u bë i mundur dhe arrestimit i 34-vjeçarit. Nga hetimet e para rezultoi se ngjarja ndodhi pas një sherri mes Bashollit dhe bashkëshortes së tij”. 34-vjeçari u shoqërua në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe të “kanosjes”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›