E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët refuzuan të jepnin fishekë

Refuzimi i ushtarakëve detyroi Luan Hoxhën dhe Ylli Pinarin që ti kërkonin Mediut krijimin e një urdhri të veçantë


TIRANË- Burimet e prokurorisë pohuan se urdhri i parë i Ylli Pinarit është kundërshtuar nga disa ushtarakë, të cilët kanë refuzuar t'i japin fishekë. Hetuesit thanë se ka qenë gjeneral Zija Bahja, i cili ka kundërshtuar vënien në dispozicion të MEICO-së të sasisë prej rreth 1200 fishekësh për demonstrim, që e ka detyruar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxhën, t'i drejtohet ish-ministrit Mediu për lëshimin e urdhrit, që është bërë vetëm 8 ditë pas kërkesës së MEICO-së drejtuar Shtabit.

Sipas burimeve nga prokuroria, ka qenë zyra e të pandehurit Ylli Pinari, që ka vënë në lëvizje ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, që të lëshonte urdhrin për dhënien e municioneve ndërmarrjes MEICO për llogari të kompanisë SAC që përfaqësohej nga Selmanllari për eksperimentim.

Të gjitha këto veprimet, si kërkesa e Pinarit drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, më pas MEMO-ja e Shtabit drejtuar ish-ministrit Mediu dhe urdhri i lëshuar nga ky i fundit për lëshimin e këtyre fishekëve për demonstrim, janë kryer pa pasur një kontratë mes palëve dhe duke mos i mbuluar shpenzimet e eksport-importit të këtyre fishekëve.

Ndërkohë, sipas akuzës, mësohet se në drejtim të Gërdecit, për të kryer eksperimentimin nga ekspertët të makinerive të sjella nga SAC-i dhe që i përfaqësonte shtetasi Selmanllari, kanë qenë përfaqësues të MEICO-së, ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët nuk janë përfaqësuar në nivel gjeneralësh apo në prani të ish-komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral Zija Baja, i cili nuk është lajmëruar për këtë eksperimentim nga Shtabi i Përgjithshëm, por ishte urdhëruar vetëm të lëshonte sasinë prej 1200 fishekësh për demonstrim. Për të gjitha këto veprime, prokuroria ka ngritur akuza konkrete ndaj ish-ministrit Mediu, gjeneral Spahiut dhe ushtarakëve të tjerë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›