Giffoni: BE në veri, për forcim të strukturave në Mitrovicë
Zyra e Bashkimit Evropian nuk është në funksion të zbatimit të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për veriun, por synon forcimin e strukturave të BE-së në veri të Mitrovicës. Kështu u shpreh ambasadori Italian dhe njëkohësisht i dërguari i BE-së për veriun e Kosovës, Michael Giffoni gjatë ceremonisë së hapjes së kësaj zyre, në të cilën ka marrë pjesë kreu i EULEX-it, Yves de Kermabon, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornso.
“Kjo nuk është e lidhur me asnjë plan. Kjo është një ngjarje për të theksuar angazhimin e BE-së, për të rritur praninë dhe besimin e saj në Kosovën veriore dhe është pjesë e kësaj qasjeje; nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë plan, apo qasje të institucioneve të tjera”, thote Michael Gifoni, i dërguari i BE-së për Veriun e Kosovës.
Ndërsa, kreu i EULEX-it Yves de Kermabon tha se qëllimi i misionit që ai përfaqëson është lufta kundër krimit të organizuar si dhe kthimi i gjykatësve serbë dhe shqiptarë në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës. “Ju e dini EULEX-i ka një mision teknik këtu që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, si dhe kthimi i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë dhe serbë në Gjykatën e Qarkut dhe atë Komunale të Mitrovicës....Tani duhet të bëjmë një hap tjetër përpara. Ekziston një nevojë urgjente për të gjetur zgjidhje pragmatike për kthimin e gjykatësve dhe të prokurorëve serbë dhe të atyre shqiptarë të Kosovës, në mënyrë që të ofrohet drejtësia nga një gjyqësor i vetëm dhe shumetnik”, tha De Kermabon.
Qeveria e Kosovës së bashku me Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar Pieter Feith kanë hartuar një strategji për kthimin e sovranitetit të institucioneve të Kosovës në veri të Mitrovicës, ku për 11 vjet rrjesht veprojnë strukturat paralele serbe të mbështetura nga Beogradi, ndërkohë përfaqësuesit e vijës radikale serbe e kanë kundërshtuar ashpër këtë strategji dhe kanë shfaqur dyshimet e tyre se hapja e zyrës së BE-së është pjesë e saj.
Bul Salihu