Izrael, Berisha quan nazist presidentin e Iranit, Ahmedinexhad
Ajo që ka kaluar në heshtje në Tiranë duket se nuk i ka shpëtuar medieve izraelite. Duke i bërë jehonë të madhe deklaratave të kryeministrit të vendit tonë në takimin e tij me Këshillin izraelit për Marrëdhëniet me Jashtë në Jeruzalem, Berisha citohet ta ketë krahasuar presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinexhad si një nazist 70 vite më pas. Me aq sa di unë, ka vetëm një burrë sot në botë i cili përdor të njëjtën gjuhë si nazistët 70 vite më parë kundër popullit izraelit. Ai është Ahmedinexhadi, tha dje Berisha para përfaqësuesve të Këshillit.
Ndërkohë, Berisha e ka cilësuar Iranin si një kërcënim të madh të paqes në rajon dhe në botë. Ai pretendoi se Ahmedinexhad i mendon vërtetë ato që thotë. Irani po refuzon të pranojë një monitorim të falsiteteve të tij nga ndërkombëtarët, tha Berisha. Nga ana tjetër, mediet izraelite theksojnë se Berisha ka dënuar ashpër pengmarrjet nga ekstremistët myslimane dhe ka sugjeruar Shqipërinë si një vend mysliman ku bashkëjetësa dhe besimet e ndryshme respektojnë njëra-tjetrën. Deklarata e tij është zbardhur edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ndërkohë që faqja homologe nuk ka pasqyruar pothuajse asgjë në lidhje me takimin.
Kryeministria izraelite e ka anashkaluar takimin Berisha-Netanjahu me një njoftim të shkurtër ku thuhet vetëm kaq: Kryeministri Benjamin Netanjahu është takuar me kryeministrin Sali Berisha. Shqipëria mbështet sanksionet ndaj Iranit. Në takim, Berisha theksoi gjithashtu se qëllimi i vizitës është rritja e bashkëpunimit ekonomik në të gjitha fushat. Në jemi vend i pasur dhe do të ndërtojmë më shumë se 443 hidrocentrale. Kompanitë izraelite janë të mirëpritura, tha Berisha para të pranishmëve.
Ndërkohë i ftuar në Forumin Ekonomik Izrael-Shqipëri në Tel-Aviv, Berisha i mëshoi krahasimit të tij se Shqipëria është Norvegji e vogël e Ballkanit dhe Zvicër me det. Pavarësisht se ky forum u mbajt në Tel-Aviv, të pranishëm në të ishin 22 kompani izraelite dhe 35 shqiptare. Emrat e këtyre të fundit si dhe fusha e interesit të tyre nuk është bërë e ditur.
Kryeministria kundër anëtarësimit në OKB
Nuk ka reshtur zbardhja e deklaratave të Berishës sa në Tel-Aviv dhe në Jeruzalem nga mediet e vendit pritës. Sipas BreurePress, i ashpër ka qenë Berisha edhe për sa i përket çështjes së Palestinës. Zgjidhjet e shkurtra nuk sjellin rezultatin e prishëm, ka thënë Berisha të hënën duke theksuar se qeveria e tij është kategorikisht kundër përpjekjeve për të siguruar njohjen e një shteti Palestinez nga Kombet e Bashkuara.
Lajmi një fjalë është mohuar pjesërisht nga një deklaratë e Këshillit të Ministrave duke theksuar se Berisha nuk është e ka cilësuar procesin e paqes si të sabotuar nga palestinezët. Zëdhënësja e kryeministrit sqaroi mbrëmë se ky lajm është i pavërtetë por nga ana tjetër ajo theksoi se Shqipëria nuk e mbështet rezolutën e paraqitur nga Autoriteti Palestinez në OKB. Kjo do të thotë se Shqipëria është kundër anëtarësimit të Palestinës në këtë organizatë pasi, sipas Berishës, kjo nuk ndihmon në procesion e negociatave mes Izraelit dhe palestinezëve.
