Gërdeci u ndërtua me urdhra të pashkruar dhe u hetua nga zyra
Dokumenti vërtetoi implikimin e drejtpërdrejtë të gjeneral Spahiut. Gjenerali Jaupi kërkonte shkresa atëherë kur punimet po përfundonin
Habjon Hasani
Tiranë - Pikërisht në kohën kur firma “Southern Ammunition” po siguronte licencën në Ministrinë e Mbrojtjes për të operuar në Gërdec, firma tjetër, “Trans Digging Constructions”, ia kishte nisur shkatërrimeve dhe ndërtimeve pa pasur asnjë leje për këtë punë. Dokumenti i sekuestruar nga Prokuroria tregon se më datë 11 qershor 2007, gjeneral brigade Astrit Jaupi i kërkonte gjeneral brigade Shpëtim Spahiut të depozitonte urdhrat shkresorë që do të justifikonin punimet që po kryente firma “Trans Digging Constructions” prej 2 muajsh në Gërdec. Të paktën kjo shkresë tregon se reparti ushtarak në fjalë funksiononte si ndonjë “qebaptore” private ku faturat bëheshin fiktive, pasi ndërkohë firma kishte nisur punimet në konsensus të plotë me shefat më të lartë të Ushtrisë, madje duke sikletosur dhe ushtarakë të tjerë që kërkonin me shkresa ndonjë letër sa për sy e faqe, ndoshta për të larë veten nga ndonjë kontroll i mundshëm. Në këto kushte natyrshëm lind pyetja: Ku buronte garancia dhe siguria e këtyre ushtarakëve që jepnin urdhra me gojë dhe nuk denjonin t’i firmosnin edhe pas kërkesave të përsëritura?! Si është e mundur që këta gjeneralë të përpiqeshin me urgjencë të “kopsitnin” letrat e kësaj firme, ndërsa kjo firmë kishte dy muaj që punonte pa kokëçarje në Gërdec?! Çfarë masash morën krerët e Shtabit apo të Ministrisë së Mbrojtjes kur u njoftuan nga Policia Ushtarake se një gjeneral i Ushtrisë shqiptare, zoti Shpëtim Spahiu, kishte lejuar me një urdhër gojor aktivitetin e një firme private në një bazë ushtarake, e dy muaj pasi firma kishte filluar punimet, pikërisht gjeneral Spahiu nuk kishte depozituar asnjë dokument ligjor për këtë çështje?!
Dritëhijet
Ndonëse hetonte prej një viti aktivitetin tregtar të Delijorgjit, organi i akuzës deklaroi pak kohë më parë se është njohur shumë vonë me ekzistencën e kësaj firme. Duket se hetimi i Prokurorisë ka marrë trajtën e një hetimi administrativ, komod, ulur në zyrë. Po të shikosh kërkesën për gjykim të organit të akuzës, prokurorët kanë bërë veçse krahasime dokumentesh, madje edhe këtë nuk e kanë bërë plotësisht, të paktën në rastin e firmës që ndërtoi Gërdecin. Organi i akuzës duket se ka kryer një hetim si ata që kryejnë rëndom ekspertë të auditeve apo të KLSH-së. E për pasojë, nuk mund të ishte çudi që të ishte media ajo që do të vinte kujën mbi ekzistencën e një kompanie që jo vetëm kishte ndërtuar Gërdecin, por që dhe kontrollohej nga biznesmenë dhe persona me lidhje evidente politike.
Problemet
Papërgjegjshmëria dhe neglizhenca e prokurorëve në hetimin e dosjes “Gërdeci” mund të jetë ogur i keq dhe për një sërë hetimesh të tjera që po kryhen paralelisht për disa çështje të tjera që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes. Të paktën 13 ushtarakë të nivelit të dytë janë në vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme, në kuadër të hetimit të shkeljeve që sollën dhe shpërthimin në Gërdec. Kjo është një dosje tërësisht e veçuar dhe këta ushtarakë aktualisht janë në hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim. Nga praktika që kanë hetuar prokurorët kanë lindur dyshime se procesi i demontimit është paraprirë nga një sërë shkeljesh ligjore, që fillojnë që me procesin e nxjerrjes së municioneve nga depot e deri te survejimi i munguar i procesit të demontimit. Dosja është e veçuar, ndërsa gjithë hetimi i kryer nga organi i akuzës në Ministrinë e Mbrojtjes është ndarë në pesë dosje. Dosja e parë është ajo që ka shkuar tashmë në Gjykatën e Lartë, e cila merret posaçërisht me ngjarjen e shpërthimit në Gërdec. Dosja e dytë lidhet me trafikun e fishekëve drejt Afganistanit, ose, siç njihet ndryshe, dosja “AEY”. Dosja e tretë lidhet me korrupsionin në proceset e tenderimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë evidentuar shumë shkelje, kryesisht me çmimet e municioneve apo me abuzimet në marrëdhëniet kontraktore që ka pasur Ministria me qiramarrës të ambienteve të saj, apo dhe probleme me disa kontrata për prodhimin e fishekzjarrëve. Dosja e katërt lidhet me trafikun e armatimeve, ndërsa në epiqendër është ish-baza ushtarake “Memaj”, në të cilën janë vërejtur përqendrime municioni të pashoqëruara me dokumentacion. Dosja e pestë është pikërisht dosja e 13 ushtarakëve të nivelit të dytë, që janë në hetim.
Dyshimi, prokurorët i fshehën “shefes” firmën
Kur organi i akuzës u njoh nga media për ekzistencën e firmës “Trans Digging Constructions”, ngjarja u shoqërua me një mbledhje urgjente në zyrën e kryeprokurores Ina Rama. Kjo e fundit, një ditë më pas deklaroi se firma do të hetohej, por sikurse ditët në vijim e provuan vartësit e zonjës Ina Rama, jo vetëm që e dinin ekzistencën e firmës, por kishin sekuestruar dokumente speciale që flisnin për këtë firmë. Atëherë çfarë ka ndodhur? Si mund të deklaronte kryeprokurorja se firma do të hetohej, në kushtet kur firma aty kishte qenë dhe ishte lënë jashtë çdo vëmendjeje?! Deri sot ka qenë shumë e vështirë për hetuesit që ta konstatonin Delijorgjin si pronar të ndonjë firme. Ai rezultonte bashkëpronar vetëm në firmën “Albademil”, që operonte në Gërdec. Firma “Albademil” e ka pushuar aktivitetin dhe nuk ka të ardhura në llogarinë e saj bankare. Përveç kësaj firme, Delijorgji është i lidhur me kompanitë “Përparimi sa” dhe “Park Construction”, por te këto firma ai rezulton të jetë vetëm administrator dhe jo pronar i tyre. Aktivitetet që ai administronte zyrtarisht janë në pronësi të firmave të tjera, të regjistruara në Qipro dhe Afrikë, ku pronarët janë grekë, anglezë dhe amerikanë. Zbulimi i kompanisë “Trans Digging Construction” bën që Prokuroria të ketë për herë të parë në dorë ekzistencën e një aktiviteti tregtar në të cilin Delijorgji është bashkëpronar dhe jo vetëm administrator.
Dosja, prokurorët dënuan urdhrin e Spahiut, por nuk verifikuan kompaninë
I pandehuri Shpëtim Spahiu, me gradën ushtarake gjeneral brigade dhe ish-komandant i Komandës së Forcës së Bashkuar (KFB), në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tij, me synim sigurimin e përfitime të padrejta materiale dhe jomateriale për shoqërinë “Albademil shpk”, në funksion të shitjes së municioneve dhe të procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të tyre: 1. Ka urdhëruar drejtues të komandave dhe strukturave vartëse të tij, për periudhën 28.04.2007 - 15.06.2007: të vënë në dispozicion të shoqërisë ‘Albademil shpk’ në Brigadën e Tankeve, Gërdec, Vorë; të lejojë përfaqësuesit e këtij subjekti privat të prishë objekte (ushtarake dhe civile) në inventarin e kësaj prone; të lejojë përfaqësuesit e shoqërisë ‘Albademil shpk’ të kryejë punime për ndërtimin e infrastrukturës për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, si dhe; të fillojë procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve, pa lidhur më parë kontratë qiraje me këtë subjekt dhe pa administruar asnjë dokument të nevojshëm për ndërtimin e strukturës s përkohshme industriale për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve. Këto veprime dhe mosveprime, të kryera në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, me synim sigurimin e përfitimeve të padrejta materiale dhe jomateriale të shoqërisë ‘Albademil’, e ka lejuar shoqërinë ‘Albademil’ të ndërtojë strukturën e përkohshme industriale për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve në një zonë të pronës nr. 126, afër qendrës së banuar, zonë në të cilën nuk sigurohej mundësia e marrjes së masave të plota për eliminimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme, si dhe ka lejuar magazinimin e municioneve dhe nënprodukteve të nxjerra nga çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve në pronën në administrim të tij jashtë standardeve të licencimit. Ky veprim, i kryer prej tij, në shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, me synim përfitimin e padrejtë të shoqërisë ‘Albademil’, i ka sjellë pasoja të rënda shtetit dhe interesave të ligjshme të shtetasve, duke mos garantuar shmangien e ngjarjeve të jashtëzakonshme për jetën, shëndetin dhe pasuritë publike e private në rajonin e komunës Gërdec e më gjerë, sepse është mundësuar që subjektet demontuese të kryejnë një proces të pasigurt, rezultat i të cilit ishte mbajtja nga shoqëria ‘Albademil shpk’ të depozituar e sasisë 404.8 tonë barut në ato ambiente deri në datën e shpërthimit, 15.03.2008, çka ka ndikuar në rritjen e nivelit të pasojave të ardhura nga kjo ngjarje.
Për këto fakte kriminale, i pandehuri Shpëtim Spahiu ka kryer veprën penale ushtarake ‘shpërdorimi i detyrës’, nga kuadri komandues, parashikuar nga neni 70/2 i K. P. Ushtarak”.
Marrë nga kërkesa për gjykim e Prokurorisë
16 Prill 2009