Gërdeci, zbulohen vizitat e ortakut të Delijorgjit
Prokuroria zbulon hyrje-daljet e ortakut amerikan të Mihal Delijorgjit në Shqipëri për çmontimin e fishekëve dhe predhave luftarake.
Trazhgim Sokolaj
Grupi hetimor i dosjes "Gërdeci" ka arritur të zbardhë të gjitha "vizitat" e bëra në vendin tonë nga Patrick C. Henry III, përfaqësues i kompanisë SAC, e cila mori pjesë në çmontimin e municioneve të ushtrisë shqiptare, pasi u regjistrua si bashkim kompanish me firmën "Alba Demil" të Mihal Delijorgjit. Hyrje-daljet e biznesmenit amerikan Patrick C. Henry III, janë zbuluar nga Prokuroria gjatë verifikimit në sistemin TIMS ku arkivohen të dhënat e Policisë Kufitare për çdo hyrje-dalje të personave që kalojnë kufirin shqiptar. Të dhënat e marra nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e përfaqësuesit të shoqërisë amerikane SAC po ballafaqohen me kohën kur ai është takuar me drejtorin e ndërmarrjes MEICO Ylli Pinari, ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe me ortakun e tij në aktivitetin e çmontimit të fishekëve e predhave, Mihal Delijorgji. Sipas të dhënave të marra nga sistemi TIMS, Patrick C. Henry III, ka hyrë në Shqipëri për herë të parë në dhjetorin e vitit 2006.
Takimet me Pinarin
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ai ka zhvilluar fillimisht një takim me drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari e më pas edhe më ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Objekt i diskutimeve ka qenë një kërkesë e përfaqësuesit të kompanisë amerikane "Southern Ammunition Company" (SAC) për çmontimin e fishekëve me gëzhojë tunxhi të dala nga përdorimi i ushtrisë shqiptare. Gjatë qëndrimit disa ditor në Tiranë, Patrick C. Henry III ka zhvilluar edhe disa takime të tjera me Ylli Pinarin. Ky i fundit, ish-drejtor i MEICO i ka sqaruar biznesmenin amerikan për sasitë e municioneve që ai mund të blinte si dhe kërkesat ligjore që duhej të plotësonte formalisht për t'u kualifikuar në këtë veprimtari. Në këto takime, Ylli Pinari i ka rekomanduar amerikanit Patrick C. Henry III të bashkëpunonte me një biznesmen shqiptar, konkretisht me Mihal Delijorgjin. Gjatë këtij qëndrimi në Tiranë, përfaqësuesi i "Southern Ammunition Company" (SAC) ka rënë dakord dhe ka nënshkruar dokumentet e nevojshme si dhe ka kryer procedurat për regjistrimin e tij si bashkë aksioner në bashkimin e kompanive SAC-"Albademil" mes tij dhe Mihal Delijorgjit.
Bashkimi me Delijorgjin
Pas kësaj, presidenti i SAC ishte kthyer zyrtarisht në një ortak të Mihal Delijorgjit. Në ditët e fundit të vitit 2006, Patrick Henry është larguar nga Shqipëria për t'u rikthyer vetëm pak muaj më pas, kur besohet se ka zhvilluar një vizitë në zonën e Gërdecit, të cilën ai dhe Mihal Delijorgji e kishin kërkuar si lokalitetin ku do të vendosej pika e çmontimit të municioneve për të filluar aktivitetin e tyre. Qëndrimi i përfaqësuesit të SAC në Shqipëri ka zgjatur disa ditë dhe ai më pas është larguar nga vendi ynë sërish, si gjithnjë me avionë që udhëtonin transit nga Italia. Një tjetër "vizitë" e përfaqësuesit të SAC në Shqipëri, është bërë në ditët e fundit të dhjetorit 2007. Patrick C. Henry III në këtë kohë firmos një kontratë të dytë për çmontim predhash me Ylli Pinarin dhe më pas, më 28 dhjetor 2007 ia kalon këtë të drejtë Mihal Delijorgjit, përmes një kontrate të dytë të nënshkruar mes tyre. Pas kësaj, amerikani largohet nga Shqipëria. Qëndrimi i fundit në vendin tonë i Patrick C. Henry III, ka qenë vetëm pak ditë para se të ndodhte ngjarja me përmasa katastrofike në Gërdec. Ai kishte mbërritur disa ditë më parë për t'u interesuar për pajisjet e çmontimit që kishte sjellë në Shqipëri, të cilat ishin paketuar në Gërdec dhe bërë gati për t'u kthyer në vendin e tyre të origjinës. Sipas Prokurorisë, 42-vjeçari amerikan kishte hyrë në Shqipëri më 9 mars dhe është larguar mesnatën e 14 marsit 2008, vetëm pak orë para se në Gërdec të ndodhte katastrofa, e cila u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë.