"Gërdeci", zbulohet letra e Delijorgjit për Mediun

Mihal Delijorgji, arkitekti kryesor i tragjedisë së 15 marsit.
Prokuroria e Përgjithshme ka bllokuar në Ministrinë e Mbrojtjes një shkresë të firmosur nga vetë Delijorgji, me anë të së cilës rekomandon zyrtarët më të lartë të ministrisë se duhet të konsideronin fshatin Gërdec, si vend të përshtatshëm
për aktivitetin e tyre kriminal.
Propozimi është dërguar edhe në zyrën e Shtabit të Përgjithshëm.Por miratimi është dhënë vetëm nga drejtori i Logjistikës, Dashnor Çaushi, i pandehur për ngjarjen e Gërdecit.
Firma gjithashtu është cikluar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Burime nga akuza thanë se vendi ku mund të kryhej demontimi i municioneve duhet të ishte larg zonave të banuara, rrugëve (me trafik të ulët dhe të lartë), rrjetit
elektrik dhe ujësjellësit, jo pranë aeroporteve dhe porteve.
Gjithashtu,ofiçina ku do të punohej me municionin, objektet e tjera (brenda repartit ushtarak dhe në rajon), duhet të përcaktoheshin në kontratë.
Ndërkohë, caktimi i Gërdecit, si vend çmontimi dhe çmilitarizimi të municionit, është bërë në mungesë të verifikimit dhe vlerësimit të strukturave përkatëse të specializuara të Shtabit të Përgjithshëm.
Ngritja e Gërdecit “Në urdhërimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu, për caktimin e Gërdecit, si vend demontimi është shpërfillur, gjithashtu, mendimi i strukturave të Forcave të Armatosura, në komentet e bëra lidhur me kërkesën e kompanisë
SAC, që kishte sugjeruar paraprakisht Bërzhitën, si vend të mundshëm për të realizuar procesin e demontimit.
Kjo,sepse, në memon, datë 28 dhjetor 2007, me subjekt ‘Dhënie mendimi lidhur me ofertën e paraqitur nga SAC për asgjësim municioni’, që Drejtoria e Logjistikës, i ka dërguar ish-ministrit Mediu, nëpërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm
të FA, i është bërë e ditur se ‘...
Rajoni i Bërzhitës është i papërshtatshëm, si për depozitim ashtu dhe për asgjësim municioni.
Ky rajon është i pa licencuar për depozitim dhe demontim municionesh, është pranë rrugës nacionale Tiranë- Elbasan dhe
qendrave te banuara’”, thuhet në dosjen e akuzës.
Municionet në fabrikë Urdhri në praktikë, ka lejuar të depozitohen dhe akumulohen sasi të mëdha municioni e baruti
në kundërshtim me distancat e sigurisë, duke determinuar pasojat e rënda që kanë ardhur ndaj jetës së njerëzve, shëndetit
të tyre, apo edhe për dëme materiale.
Prokuroria thotë se propozimi i Delijorgjit për ngritjen e “fabrikës së vdekjes” është pasuar nga urdhri 550, i ish-ministrit
të Mbrojtjes, ku është urdhëruar fillimi i një aktiviteti me një natyrë të lartë rrezikshmërie, pa u krijuar më parë të gjitha premisat paraprake, që do të siguronin një funksionim normal të këtij aktiviteti.
“Caktimi i Gërdecit si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve luftarake, në kushtet e ekzistencës të një përgjigje negative nga Shtabi i Përgjithshëm për rajonin e Bërzhitës, vjen në të njëjtën linjë me ofertën e datës 27 dhjetor
2006 të kompanisë SAC, të analizuar më lart, ku kërkohej që procesi i çmontimit të kryhej në një ambient në afërsi të Tiranës, çka ka mundësuar cenimin e sigurisë gjatë gjithë procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të
municioneve”, thuhet në dosjen e akuzës.