Itali, shqiptari i plagosur në gjendje kritike

Ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Xhenovës, një shqiptar 19-vjecar, i cili u plagos nga një bashkëmoshatar italian.
Sulmi ndodhi duke gdhirë dita e djeshme, por lajmi u bë ditur vetëm sot në mëngjes.
Mes dy të rinjve marrëdhëniet nuk ishin të mira prej kohësh.
Duket se shumë herë italiani kishte kërcënuar të riun shqiptar, madje ky i fundit kishte bërë edhe denoncimin në polici.
I riu italian është arrestuar me akuzën e tentativës e vrasjes me dashje.