Sejdiu-Thaci: Pas Hagës, njohje të reja për Kosovën
PRISHTINE- Argumentet e paraqitura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pro legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë të bazuara në vullnetin politik të qytetarëve të saj, thanë drejtuesit me të lartë shtetëror në Prishtinë. Presidenti Fatmir Sejdiu u shpreh optimist se pas përfundimit të këtij procesi në Hagë do të ketë njohje të reja të Kosovës.
“Ju e dini se ka qenë një numër i madh, dhe se janë deklaruar edhe ato publikisht që do të presin një veprim eventual të gjykatës dhe gjykata besoj se nuk mund të ketë qasje tjetër, pos qasjes së respektimit që një populli të jetojë i lirë, të jetoj i pavarur dhe të jetë sikurse që është një realitet pozitiv i ndërtuar në palën e familjes në vende të lira”, tha Sejdiu.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se Kosova në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka treguar mënyrë të përgjegjshme shtetërore, si për të kaluarën ashtu dhe për të ardhmen. Thaçi tha se nga ky proces pret respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
(m.a/News24/BalkanWeb)