E Diel, 1 Nëntor 2026

Gashparovic në Beograd: Sllovakia nuk do njohë Kosovën

BEOGRAD- Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gashparovic tha sot në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje edhe në qoftë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ishte negativ për Serbinë.

Pas takimit me presidentin serb Boris Tadic, Gashparovic deklaroi se Sllovakia mund ta njohë Kosovën vetëm nëse atë e bën Serbia, gjë që siç vlerësoi ai, vështirë se mund të ndodhë.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›