E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nushi gol kundër Jurgen Gjasulës

Kristian Nushi ishte autori i golit të parë të fitores 3-1 në të FC Aarau me St.Gallen ku aktivizohet shqiptari tjetër, Jurgen Gjasula. St.Gallen ka nëntë ndeshje pa fituar në Superligën zvicerane. Nushi celi serinë e golave në minutën e 25-të dhe u zvëndësua në minutën e 75-të. Mesfushori Gjasula (zotëron edhe pasaportën gjermane) ishte aktiv në ndërtimin e aksioneve të St.Gallen, por të pashfrytëzuar nga shokët e ekipit të tij. Gjasula ishte dy herë pranë golit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›