E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxenesi ne rrezik jete, shoket ndermarrin fushate per donacione

B. Kore

Gjirokaster- Perkeqesimi i papritur i shendetit te nje nxenesi, ka nxitur shoket dhe shoqet e tij te shkolles 9-vjecare "Naim Frasheri" ne Gjirokaster ne nje fushate sensibilizimi per grumbullimin e donacioneve me qellim, ardhjen ne ndihme familjes. Nxenesi i klases se IX-te, 16-vjecari Indrid Gjini, prej disa ditesh eshte shtruar ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane, ne nje gjendje te renduar shendetesore, ku ka pasur nje rritje te befasishme te temperatures. Per te kontribuar financiarisht per bashkemoshatarin e tyre, nxenesit, te mbeshtetur edhe nga stafi pedagogjik si dhe komuniteti i banoreve, kane nisur mbledhjen e ndihmave financiare. "Aktualisht familja e tij, ka te ardhura te pakta ekonomike dhe nuk mund te perballoje dot shpenzimet mjekesore te femijes, keshtu qe ne menduam te kontribuojme sadopak, per t'i ardhur ne ndihme Indritit", thote drejtori i shkolles, Arben Rexha. Aktualisht te gjithe nxenesit e kesaj shkolle, stafi pedagogjik i mesuesve si edhe prinder te ndryshem, kane derdhur shuma financiare per t'i ardhur ne ndihme vogelushit, per te perballuar shpenzimet shendetesore. Prej kater ditesh, 16-vjecari gjendet ne Tirane, nen terapi intensive dhe gjendja e tij shendetesore eshte kritike. Shoket e Indritit thone se kete iniciative e kane ndermarre vete, me qellim qe t'i vijne ne ndihme per kurimin me sukses, pasi prinderit jane te varfer dhe te papune. Per te shpetuar jeten e shokut te tyre ata kerkojne edhe mbeshtetjen e biznesmeneve, organizmave dhe institucioneve te tjera ne Gjirokaster.

Iniciativa

Madje iniciativa eshte shtrire edhe ne shkollat e tjera te qytetit. "Ne kemi shkuar edhe ne shkollat e tjera, per te mbledhur donacione ne ndihme te shokut tone, dhe shume nxenes te tjere ne qytet, prinderit e tyre si edhe mesuesit kane kontribuar", thote S. Shehu, pjesetare e qeverise se nxenesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›