"Gërmimet arkeologjike, të vështira në Veriun e Kosovës"
Zonat arkeologjike, ashtu sikurse dhe monumentet e kulturës, janë një dëshmi identiteti në Kosovë. Zhvillimet historike pak i kanë lënë arkeologët të zbulojnë nëntokën. Në realitetin e ri, kjo është një domosdoshmëri për t‘u dhënë përgjigje apo për t‘iu kundërvënë tezave sulmuese që vijnë më shumë nga historianët serbë. Arkeologu Kemajl Luci, i cili gjendet në Tiranë me rastin e simpoziumit shkencor ndërkombëtar, që zhvillohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike, për të diskutuar mbi botimin e "Hartës arkeologjike të Kosovës", shprehet se në vazhdim puna për gërmimet arkeologjike do të ecë me intensitet. Pas shumë vite diskutimesh, vetëm pak kohë më parë, në bashkautorësi me Luan Përzhitën, Gëzim Hoxhën, Adem Bungurin, Fatmir Pejën, Tomorr Kastratin, me ndihmën e Muzafer Korkutit, kanë sjellë këtë vëllim të parë, i cili përfshin vetëm një pjesë të hartës arkeologjike të Kosovës, atë të zonës e cila kufizohet me Shqipërinë e Malin e Zi. Ai tregon se harta arkeologjike ishte e nevojshme të përpilohej dhe përpjekjet e para kanë nisur që në vitet ‘70. Pas dy-tre vitesh, profesor Luci tregon se ndoshta do të publikohen edhe dy vëllime të tjera ku të përfshihet e plotë kjo hartë arkeologjike. Por zonat më të nxehta, ende nuk janë prekur. E tillë mbetet Mitrovica Veriore. Në këtë rajon, Kemajl Luci i druhet reagimeve, por shprehet se aty do të punohet. "Harta arkeologjike e Kosovës" përfshin kapitujt "Kërkime arkeologjike në Kosovë 2000-2005", "Pellgu i Drinit të Bardhë në prehistori", "Qendra prehistorike", "Mbi disa tipare të zhvillimit kulturor në Dardaninë Perëndimore (shek. I-IV)", "Qendra dhe gjetje arkeologjike të shekujve I-IV", "Vështrim mbi fortifikimet e shek. IV-VI në territorin e Dardanisë Perëndimore", "Fortifikime të periudhës së vonë antike dhe mesjetare", si dhe "Gjurmë të monumenteve të kultit të krishterë dhe të varrezave mesjetare".
Arkeologjia është pjesë e një identiteti kulturor e historik. Sa rëndësi po i kushtohet gërmimeve dhe zhvillimeve të mëtejshme arkeologjike, si dhe dokumentimit të tyre në Kosovë?
Si nevojë të parë të pasurimit të Kosovës e kemi parë të nevojshme të përpilojmë një hartë arkeologjike, për të parë se ku gjenden lokalitetet arkeologjike në Kosovë. Kjo ide ka qenë e viteve ‘78 -‘79, kur Akademia e atëhershme e Shkencave të Kosovës formoi një ekip për të përpiluar hartën e Kosovës. Por për arsye politike e të tjera njëherësh, nuk e kemi pasur mundësinë të realizojmë këtë synim tonin. Por atëherë, arkeologjia në Kosovë nuk ka qenë një nismë prioritare. Më pas, në fillim të viteve ‘80, kolegët e mi dhe profesor Muzafer Korkuti me hulumtimin e tumave ilire në fshatin Llashticë, u kujtuan sërish për realizimin e kësaj. Por për shkak të situatës politike pas vitit 1981, ky bashkëpunim u ndërpre. Për të filluar edhe një herë në vitin 1999. E falënderoj Institutin e Arkeologjisë së Tiranës, i cili e mori këtë nismë duke e realizuar projektin që u botua në vitin 2007. Ekspeditat që janë bërë për vëllimin e parë të Hartës Arkeologjike të Kosovës i ka financuar shteti shqiptar, ndërsa publikimin, Akademia e Shkencave të Kosovës.
Deri ku shtrihet harta arkeologjike e Kosovës, duke pasur parasysh problemet në zonat arkeologjike të cilat ende janë të diskutueshme prej serbëve?
Në fakt, e preka edhe pak më sipër, ky është vëllimi i parë i hartës arkeologjike, por i pjesës perëndimore të Kosovës ku përfshihet pellgu i Drinit të Bardhë ose Rrafshi i Dukagjinit. Në planet tona, tashmë janë edhe dy volumet e hartës ku do të paraqitet zona qendrore e Kosovës, pra Drenica si dhe zona lindore. Besoj se në tre-katër vjet, këto harta do të jenë gati.
Për fat të mirë në këtë botim, kufirin e kemi pasur me Malin e Zi dhe me Shqipërinë dhe nuk kemi pasur asnjë konflikt. Kur të fillojmë të punojmë zonën qendrore dhe Mitrovicën Veriore, atëherë do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Por ne kemi shumë të dhëna të mëparshme para ‘99-ës në Muzeun e Kosovës dhe besoj se do të përdorim dhe ato. Shpresoj që në këtë hartë do të bashkohet edhe Mitrovica e Veriut të Kosovës. Unë megjithatë nuk besoj se do të kemi probleme.
Edhe pse ju thatë se keni materiale që mund t‘i përdorni në Muzeun e Kosovës, a ka zona që duhen parë në Veriun e Mitrovicës?
Po ka shumë lokalitete të rëndësishme, që janë në Veri të Kosovës e të cilat duhen parë.
Çfarë të rejash sjell kjo hartë?
Me vëllimin e parë të kësaj harte arkeologjike ka rënë teza se Kosova edhe në parahistori ka qenë e ndarë me Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovës. Me këtë hartë vërtetohet se aty ka qenë gjithnjë një popull, një etnitet në tërë Kosovën.
Sa investohet në arkeologji, në Kosovë?
Ju e dini që si në shumicën e shteteve, kultura është e fundit ku investohet, por Ministria jonë e Kulturës është duke i dhënë një kujdes të veçantë trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës dhe kemi projekte që shpresoj se do të realizohen. Në të ardhmen do të ketë të tjera projekte.