Kembrixh mund Oksfordin në fushën e kërkimeve
Sipas një studimi britanik, falë të cilit përcaktohet ndarja e fondeve për universitetet, Kembrixhi ia ka dalë të lërë prapa rivalin e përhershëm, Oksfordin, në një garë shtatëvjeçare për statusin e universitetit më të mirë në fushën e kërkimeve shkencore. Universitetet e njohura për ecurinë në fushën e kërkimeve, Oksfordi, Kembrixhi, Shkolla e Ekonomisë së Londrës, Imperiali dhe Kolegji i Universitetit të Londrës do të marrin pjesën e luanit prej fondeve qeveritare që vihen në dispozicion të kërkimeve akademike.
Ndërkaq, shifrat e reja treguan për herë të parë se disa prej universiteteve më të mira janë nën nivelet e pritshme lidhur me sasinë dhe cilësinë e punës së tyre në fushën kërkimore. Ushtrimi i fushës së studimeve, siç quhet dokumenti në fjalë i publikuar këto ditë, u përpilua duke u kërkuar të gjitha universiteteve të Britanisë së Madhe të pasqyrojnë punët e tyre më të mira në 67 disiplina, në bazë të të cilave vlerësohen e më pas renditen. Të dhënat shqyrtohen nga panele akademike të përbëra prej individësh më në zë në të gjithë Britaninë. Numri i studimeve më cilësore nga secili departament i çdo universiteti përcakton edhe sasinë e fondeve që do t‘u vihet në dispozicion nga qeveria për pesë vitet në vazhdim.
Sipas publikimit në fjalë, mësohet se universitetet politeknike nuk kanë arritur të vlerësohen me cilësinë e duhur të yjeve për t‘u bërë pjesë e gjigantëve të fushës studimore, siç janë Oksfordi dhe Kembrixhi. Disa prej pjesëtarëve të paneleve vlerësuese e nënvizuan këtë prirje të përgjithshme.
Ndërkaq, Kembrixhi qëndron në krye të listave për sa u përket sukseseve në fushat e ndryshme të kërkimeve shkencore, i ndjekur nga Oksfordi dhe nga LSE. Universitetet e Jorkut dhe të Eseksit janë të vetmet në listën e dhjetë më të mirave që nuk bëjnë pjesë në grupin e universiteteve "Russell Group". Universiteti i Jorkut u ngrit këtë vit në eventin e tetë nga i 16-ti ku gjendej para shtatë vjetësh, ndërsa ai i Edinburgut nga vendi i 14-të në të 10-in. Ai që ka bërë më përpara nga të tërë është Universiteti i Londrës "Queen Mary", i cili këtë vit është në vendin e 11-të, ndërkohë që para shtatë vjetësh renditej i 43-ti. Një prej zëdhënësve të këtij universiteti tha: "‘Queen Mary‘ është shumë i lumtur që është pozicionuar mes universiteteve më të mira në fushën kërkimore, gjë që u konfirmua edhe prej rezultatit të këtij studimi. Ky rezultat është arritur falë investimeve të gjetura e mjaft të rëndësishme në fusha me interes të madh në ditët e sotme, të cilave u jemi përqasur me shumë vëmendje gjatë këtyre dy tri viteve të fundit".
Rezultati ka nxjerrë në pah gjithashtu se një rang i konsiderueshëm kërkuesish po bëjnë punë jo të kënaqshme në disa prej universiteteve më të mira. Rreth një e treta e kërkuesve nga gjashtë prej universiteteve të rangjeve të larta janë vlerësuar nga panelet akademike me një apo dy yje. Vlerësimi me katër yje është ekuivalenti i studimit të shkëlqyer në nivel botëror. Vetëm 28 për qind e studiuesve të Universitetit të Kembrixhit u vlerësuan me një apo dy yje.
Edhe departamentet individuale janë renditur gjithashtu në listë sipas subjektit të cilit i kushtojnë vëmendje. Ekonomistët morën vlerësimet më të larta se studiuesit e të gjitha fushave të tjera. Rreth 60 për qind e studimeve në fushën e ekonomisë gjatë këtyre shtatë vjetëve u vlerësuan si arritje lider në nivel global.
Kembrixhi ka raportin më të lartë të studimeve të nivelit të shkëlqyer në Britani. Në punimet shkencore janë përfshirë 2.040 pjesëtarë të stafit të tij, 71 për qind të arritjeve të të cilëve u konsideruan kryesuese në rang global, apo të shkëlqyera në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë që ndër punët e 2.246 vetave nga stafi i Oksfordit, vetëm 70 për qind fituan vlerësime të këtyre niveleve. Që të dy universitet paraqitën studime në 48 disiplina të ndryshme.
Rezultatet e studimit priteshin me padurim nga universitetet, që janë veçanërisht të shqetësuar për bilancet financiare këtë vit, duke qenë se qeveria britanike ka ndër mend të ulë shpenzimet lidhur me këtë zë të buxhetit. Por, edhe institucionet e pasura në këtë çast po përballen me jo pak vështirësi ekonomike, për shkak të krizës financuare globale.
Disa kancelarë universitetesh lanë të kuptohej se procesi i vlerësimit është manipuluar në masë të konsiderueshëm prej atyre universiteteve që nuk kanë paraqitur ato punë të cilat mendonin se do të merrnin vlerësime të ulëta - dhe se agjencia qeveritare për fondet universitare ka lejuar që diçka e tillë të ndodhë.
Zëra kritikë akuzuan këshillin e përcaktimit të fondeve për braktisjen e vullnetshme të pasqyrimit të punëve, pasi universitetet u kishin kërkuar vetë të mos merrnin në shqyrtim studimet me rezultatet të dobëta.
Deivid Istud, shefi i këtij këshilli, tha se ato universitete që kishin paraqitur më pak pjesëtarë stafi për të marrë vlerësime më të larta do të humbitnin në shqyrtimin përfundimtar të ndarjes së fondeve, pasi kjo ndarje pjesërisht bazohet edhe te numri i studiuesve të paraqitur.
Ai shpjegoi: "Kjo paraqitje është një arritje shumë domethënëse, e cila konfirmon Britaninë e Madhe në rangun e shteteve me rezultatet më të larta në botë për sa u përket studimeve shkencore. Ky rezultatet tregon më së qarti se kurdoherë tjetër, nivelet e larta shkencore që mund të arrihen përmes promovimit të studimeve të këtij lloji në sektorin e edukimit universitar. Një total prej 150, ndër 159 institucione, kanë rezultate të niveleve më të larta globale, përmes të cilit të krenohen, ndërkohë që 49 prej studimeve janë të cilësisë më të lartë që ekzistojnë sot".
Universitetet do të mësojnë sasinë e fondeve qeveritare që i janë përcaktuar secilit prej tyre më 4 mars të vitit të ardhshëm.