Gërmonin galerinë, shemben rruga nacionale
BURREL – Gërmonin galerinë private në mënyrë të jashtëligjshme, shembet rruga nacionale që lidh Burrelin me Bulqizën e më te me kufirin lindor.
Rreth 10 metra gjatësi është shembur mesditën e djeshme në afërsi të Qafë-Buallit, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve që udhëtonin drejt Peshkopisë apo doganës së Bllatës. Sapo policia e Matit është njoftuar rreth ngjarjes së rëndë dhe bllokimit të rrugës nacionale ka vënë në lëvizje mjete e forca për hapjen e saj dhe për të ndaluar personat përgjegjës. Pas rreth 90 minutash bllokimi të qarkullimit është mundësuar hapja e një rrugë mbi atë ekzistuese, sapo të kalonte rreziku. Për këtë çështje, policia e Burrelit arrestoi mbrëmë në kushtet e flagrancës shtetasit Engjëllush Kroj, Vladimir Kroj e Fatos Kaçi. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në tentativë për të hapur një galeri të re private në Qafën e Buallit kanë shkaktuar shembjen e rrugës nacionale. Shefi i komisariatit të Burrelit, Gjovalin Martinacamaj tha se nga masat e shpejta u bë e mundur ndalimi i tre shtetasve që punonin në galerinë pa licencë dhe hapja e rrugës për të mundësuar lëvizjen e mjeteve që udhëtonin në drejtim të Dibrës dhe doganës së Bllatës. Është hera e parë që galeritë minerare shembin rrugën nacionale. e.d/r.n