E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vajzat e reja pre të intoksikacionit

Mjeku reanimator dhe anestezist në Elbasan, Behar Gjevori, pohon se kohët e fundit rastet e personave vetëhelmuara janë shtuar ndjeshëm. 

Sipas tij, janë rreth 80 raste në vit të të vetëhelmuarve, pjesa më e madhe vajza të reja. Për rastet e djeshme, Gjevori pohoi se, në të tre rastet e paraqitura kemi të bëjnë me intoksikacione suicidale. “Nga një studim që kemi bërë, kemi dalë në konkluzionin se rastet e këtij fenomeni janë kryesisht në moshat e reja nga 20–30 vjeç, dhe dominon shumë seksi femër”, u shpreh ai. Mjeku shtoi më tej se, llojet e helmeve që përdoren janë kryesisht lëndë tokso-organike, pesticide bujqësore të cilat nuk është e vështirë për t’i gjetur pasi tregtohen edhe në mënyrë ambulantë.      a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›