Gerrard duhet të largohet nga Liverpooli

Ish selektori i Anglisë, Sven Goran Eriksson, ka këshilluar mesfushorin Steven Gerrard të largohet nga Liverpooli nëse dëshiron të fitojë titullin e kampionit në Premierligë.
Eriksson mendon se kapiteni i Reds nuk do të realizojë ëndrrën e triumfit në ligë. “Kam një këshillë për Gerrardin. Ndoshta ai duhet të ndryshojë klubin për të fituar titullin në Premierligë”, deklaroi Eriksson për tabloidin The Sun.
“Gerrard është zotëri Liverpool dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, FA Cup, Superkupën dhe Carling Cup me ta. Por, kështu siç duken gjërat, ai vështirë se do ta fitojë edhe Premierligën me Liverpoolin”, përfundoi suedezi.