Palop, rekord për pritjen e penalltive

Andres Palop u bë portieri aktiv me më së shumti penallti të pritura në La Liga. 38 vjeçari, anëtar i Sevillas, priti goditjen nga Guilherme Siqueira në duelin kundër Granadas të dielën mbrëma, por u mposht në aksionin pasues nga Mikel Rico.
Megjithatë, kjo nuk e parandaloi atë nga shënimi i rekordit pasi njëmbëdhjetëmetërshi u llogarit i pritur. Ishte kjo penalltia e 12-të e pritur nga Palop në divizionin e parë të kampionatit spanjoll, me çka ai e tejkaloi ish portierin e Real Zaragozas dhe Valencias, Cesar Sanchez me 11 pritje.
Cesar është aktualisht i lirë. Kurse i pensionuari Santiago Canizares, një tjetër ish portier i Valencias, mban rekordin për më së shumti penallti të pritura në La Liga, me gjithsejtë 13.
Por, ai është pensionuar nga futbolli. Portieri i Real Madridit, Iker Casillas deri më tani ka pritur 10 penallti në La Liga. Në listën e atyre që Palop ua priti penalltinë përfshihen emra të mirënjohur si Fernando Torres, Ronaldinho dhe Fernando Llorente.