Gerryerja e lumenjve kritere te reja per inertet
Në prag të hapjes së sezonit për lejimin e shfrytëzimit të inerteve në shtretërit e lumenjve Mat dhe Fan, është mbledhur Këshilli i Basenit Ujëmbledhës të Matit për të diskutuar mbi masat e marra por edhe për të përcaktuar detyrat përkatëse për disiplinimin e shfrytëzimit të inerteve ku u kërkua plotësimi i kushteve si edhe respektimi i ligjit.
“Pjesa më e madhe e atyre kritereve të ligjit janë plotësuar, por përsëri ka punë në zbatim të udhëzimeve të ministrisë së mjedisit”-thotë Pal Dajçi, Prefekt i Lezhës.
Përgjegjësi i Agjensisë së Basenit Ujëmbledhës Mat, Pashk Ndoci 22 subjekteve shfrytëzuese u është pezulluar leja e shfrytëzimit të inertëve nga Këshilli i Basenit dhe 6 prej tyre ende nuk kanë paraqitur kërkesë për heqjen e masës së pezullimit.
“Para sezonit 35 subjekte kanë pasur probleme në rehabilitimin e zonave të shfrytëzimit, në shlyerjen e detyrimeve tatimore”-thotë ai.
Këshilli i Basenit Ujëmbledhës Mat që vitin e kaluar ka vendosur që të gjitha subjektet të shfrytëzojnë inertet në lumenj larg argjinaturave lumore jo më pak se 50 metra linear, larg zonave biodiversive brenda argjinaturave, jo më pak se 10 metra larg objekteve të rëndësishme në shtratin e lumit sikurse janë shtyllat elektrike të tensionit të lartë etj.
Shumica e subjekteve nuk kanë realizuar planin e shfrytëzimit të inerteve në vitin 2010 as deri në masen 60 %, duke përjashtuar 4 subjekte.
Lindita Kokaj