E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce gjendet ne koshin e plehrave foshnja e vdekur

Një foshnjë e sapolindur është gjetur e vdekur në një kazan mbeturinash në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave mësohet se foshnja e seksit mashkull është gjetur nga kalimtarët në një kazan mbeturinash pranë spitalit rajonal të qytetit, ndërsa është dërguar në spital dhe po i bëhen ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e nënës së fëmijës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›