E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres tritol shtepise se drejtoreshes arsimore

Një ngjarje e rëndë ka goditur qytetin e Durrësit mëngjesin e së Dielës. Një sasi tritoli është vendosur në banesën e drejtoreshës së Arsimit Rajonal në Durrës, Mira Bllani.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale të cilat kanë shkatërruar derën e jashtme të banesës së Bllanit, por edhe të apartamenteve të tjera. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, por ende nuk ka asnjë pistë të përcaktuar lidhur me hetimet.

Deri me tani nga uniformat blu po punohet në dy drejtime të cilat kanë të bëjnë me konflikte personale të mundshme të drejtoreshës së arsimit, por edhe për shkak të detyrës.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›