Perrenjte ne Gjirokaster depozita mbeturinash
Përrenjtë e qytetit të Gjirokastrës në 20 vitet e fundit janë kthyer në depozitë për mbeturinat e të gjitha llojve duke mbajtur nën rrezikun e epidemive të gjithë banorët e shtëpive buzë tyre.Mbeturinat ushqimore,lendet plastike dhe ato inerte e madje edhe ujra te zeza derdhen në te gjitha stinët në përroin e Agonatëve dhe atë të Ficos.
“Ky përrua mbushet gjithmonë me mbeturina. Kemi shkuar në komunale, bashki dhe ende s’kanë vënë dorë. Mund të shfaqet ndonjë epidemi”-thotë një banor.
“Kemi 20 vjet në këtë gjendje. Nuk vë dorë njeri. Stina e nxehtë po vjen dhe infeksionet sa vijnë e shtohen”-thotë një tjetër.
Por lagjet Palorto dhe Vrosh, që përshkohen nga përrenjtë e ndotur, janë edhe ndër lagjet më të vizituara nga turistët e huaj dhe ata vendas. Por nëse në verë mbeturinat stimulojnë epidemitë, në dimër nga shirat, ato mbulojnë lagjen 18 shtatori, pasi uji zbret në të gjitha rrugët e saj.
Nga ana tjetër, burimet zyrtare nga bashkia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se shqetësimi i banorëve është i drejtë, por megjithë punën që po bëhet për pastrim, këtë periudhë është e pamundur të normalizohet menjëherë situata pasi mbeturinat janë shtresëzuar ndër vite.
Ismail Xhaferri