E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërshërët e ligjit”, dënohen falsifikatorët e patentave

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Rrethit të Tiranës dënoi dje pesë të pandehurit, të vënë në pranga për falsifikim të dokumenteve dhe korrupsion pasiv. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se togat e zeza të Gjykatës së Tiranës, dënuan me 2 vjet burg dhe 700 mijë lekë gjobë të pandehurin Emiljano Kahu. Për të pandehurit Sokol Breca, Qazim Hoxha dhe Jonuz Meshi gjykata dha dënimin me nga 3 vjet dhe 1200 mijë lekë gjobë secili. Sipas të njëjtave burime, mësohet se të pandehurin Kadri Dajçi gjykata e dënoi me 1 vit dhe 70 mijë lekë gjobë. Përveç kësaj, trupi gjykues vendosi që të pandehurit të mos ushtronin funksione shtetërore për 1.6 vjet.
Të pandehurit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Gërshërët e ligjit”, më 13 mars 2008. Nga hetimet e njësisë Task Forcë rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të dyshuarit u kërkonin kursantëve ryshfete në këmbim të një patente. Nga hetimet rezultoi se i pandehuri Dajçi, efektiv i policisë së Tiranës, u premtonte klientëve mundësinë e marrjes së patentës, pa hyrë fare në provim. Dajçi dyshohet se u thoshte kursantëve t i jepnin paratë që më pas ai i paguante dy anëtarët e komisionit, Emiliano Kahu nga Shijaku dhe Sokol Breca. Këta të fundit merrnin pjesën më të madhe të fitimit, ndërsa instruktorët dhe pronari i autoshkollës “Univers VIP”, merrnin një pjesë më të vogël.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›