Vetëvaret 51-vjeçari, jetonte vetëm
Autori i Lajmit: red.
Shifra rekord vetëflijimesh trondisin vendin. Të paktën një person në dy ditë zgjedh t i japë fund jetës. Ndërsa shkaqet janë nga më të ndryshmet. Kushtet e vështira ekonomike, sherre të momentit me familjarët apo vetmia, kanë rritur në mënyrë të frikshme vetëvrasjet në vend. Rasti i fundit është shënuar dje në qytetin e Korçës. Gjendja e rëndë depresive për shkak se prej disa kohësh jetonte i vetëm, ka çuar drejt vdekjes 51-vjeçarin Albert Xhankolli.
Ngjarja
Ka zgjedhur mënyrën më tragjike për t i dhënë fund vetmisë. Në tentativën e dytë për t i dhënë fund jetës ka gjetur vdekjen dje një 51-vjeçar nga Korça, i cili prej disa kohësh jetonte vetëm. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është gjetur i varur në shtëpinë e tij nga të afërmit, të cilët kanë pohuar se arsyeja e vetme që mund të këtë shtyrë drejt këtij akti fatal Albert Xhankollin, ka qenë vetmia.
Hetimet
Burime nga policia e Korçës bënë të ditur dje se rreth orës 12:30 në ambientet e banesës se tij është gjetur i vetëvarur nga të afërmit, Albert Xhankolli, 51 vjeç, banues në Korçë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore nga ku rezulton se ky person jetonte i vetëm si dhe në muajin nëntor të vitit të kaluar ka tentuar të vetëvaret.
Pas kësaj, janë kryer veprimet procedurale në ngarkim të tij, për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes" dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës.
6 janar
Një 32-vjeçar nga Durrësi është gjetur i vetëvarur sot paradite në banesën e tij në periferi të qytetit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policies, sipas të cilave, mësohet se 32-vjeçari Xhevahir Vata, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen 14, banonte me të ëmën dhe motrën e tij prej disa vitesh në këtë lagje, e njohur si zona e Shkozetit. Sipas burimeve, grupi hetimor po punon për të mësuar shkaqet që çuan në vetëflijimin e 32-vjeçarit.
10 janar
Një i ri nga rrethi i Përmetit është vetëvarur, pasi familja nuk ka pranuar që ai të martohej me vajzën që dashuronte. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, 23-vjeçari Orgert Ramadani, lindur dhe banues në fshatin Piskovë të rrethit të Përmetit është gjetur i vetëvarur në një pemë nga familjarët e tij. Si motiv për t i dhënë fund jetës, 23-vjeçarit i ka mjaftuar fakti se prindërit nuk e lejonin të martohej me vajzën që dashuronte.
12 janar
Bashkim Muçka është vetëvarur në qeli duke përdorur një çarçaf. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në burgun e Drenovës. 55- vjeçari ishte i akuzuar për vrasjen e kambistit Beqir Basha në tetor të vitit të kaluar. Burime nga policia bënë të ditur se është vetëvarur në qelinë e paraburgimit i akuzuari për vrasjen e kombistit në tetor të vitit të kaluar. Sipas burimeve të policisë, Bashkim Muçka është vetëvarur në qeli duke përdorur një çarçaf. Policia ka bërë të ditur se Muçka ndodhej prej disa muajsh në qelitë e paraburgimit në Drenovë.
12 janar
Trupi i pajetë i një 55-vjeçareje është gjetur pasditen e djeshme në lumin Vjosë, në Përmet. Burime pranë policisë lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasen Sanie Hasani. Sipas burimeve, trupi i 55-vjeçares u gjet rastësisht nga disa kalimtarë, të cilët nuk hezituan të lajmëronin forcat e rendit.
Burimet shtojnë se agjentët e kriminalistikës kanë filluar hetimet për zbardhjen e vdekjes së Sanie Hasanit, ndonëse gjatë ekzaminimeve të para në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Si pistë kryesore hetimi është ajo e vetëvrasjes.
13 janar
Ka zgjedhur t i japë fund jetës duke u vetëvarur një 53-vjeçar nga qyteti i Vlorës. Burime nga policia bënë të ditur se Ferdinand Bedini e ka kryer aktin vetëvrasës paraditen e djeshme teksa ndodhej i vetëm në shtëpi. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Bedini jetonte vetëm me babanë e tij të moshuar pas divorcit me bashkëshorten. Ndërsa familjarët e viktimës shprehen se 53-vjeçari, prej disa kohësh, kishte probleme depresive. Në momentin e kryerjes së aktit vetëvrasës ai ka qenë i vetëm në shtëpi. Ndërsa është varur me litar në oborr të banesës ku jetonte në lagjen “Vrenëz” të qytetit. Viktima ka lënë një letër për familjarët, por detajet e saj nuk bëhen të ditura.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009