Shtimi i popullsisë në Tiranë, rriten kërkesat për ndihmë ekonomike
Autori i Lajmit: red.
Rreth 9872 familje në nevojë janë trajtuar me ndihmë të plotë apo të pjesshme ekonomike përgjatë vitit 2008, në prefekturën e Tiranës. “Nga 10031 familje që janë trajtuar me ndihmë ekonomike në vitin 2007, në fund të vitit 2008 vazhdojnë të trajtohen 9872 familje, pra 159 familje më pak se e njëta periudhë e një viti më parë ose 1.5%”, - tha pas analizës vjetore, drejtori i Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), Mihal Naço. Ulja e numrit të familjeve, sipas drejtorit Naço, ka ardhur si rezultat i zbatimit korrekt të ligjit nga ana e njësive vendore të prefekturës së Tiranës si dhe kontrollet e ushtruara nga inspektorët e Zyrës Rajonale. “Nga kontrollet e ushtruara janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike 948 familje që e përfitonin këtë pagesë në mënyrë abuzive”,- deklaroi deklaroi Naço. Sipas tij, në prefekturën e Tiranës nga 9872 familjet e përfshira në skemë 3859 marrin ndihmë të pjesshme ekonomike, ndërsa me ndihmë të plotë trajtohen 6013 familje. Peshën më të madhe në numrin e familjeve që trajtohen përmes skemës së ndihmës ekonomike e zënë njësitë bashkiake të Tiranës me 3585 familje, Bashkia Kamëz me 1235 familje, Bashkia Kavajë me 1532 familje dhe Komuna Paskuqan me 723 familje. Numri i familjeve në nevojë në prefekturën e Tiranës është më i madh për faktin që në njësitë vendore të qarkut të Tiranës çdo ditë vijnë familje nga zona të ndryshme të vendit. “Në këtë periudhë vazhdojnë kërkesat nga familje të cilat kërkojnë të futen në skemën e ndihmës ekonomike si në Bashkinë e Kamzës, në njësitë bashkiake nr. 11, 6, në komunat Paskuqan, Kërrabë, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore”,- tha Naço. Bazuar në analizën e SHSSH-së, vlerësohet se ecuria dhe dinamika e programit të ndihmës ekonomike gjatë vitit 2008 ka përforcuar edhe një herë tendencën e uljes së numrit të familjeve përfituese. Sipas SHSSH, reduktimi i skemës së ndihmës ekonomike është një tregues i përpjekjeve të strukturave të inspektimit dhe pushtetit vendor për parandalimin e përfitimeve abuzive. Administrimi me efektivitet i fondeve të ndihmës ekonomike dhe pagesave për personat me aftësi të kufizuar, parandalimi dhe ndëshkimi i çdo forme të abuzimeve me fondet e destinuara për familjet dhe shtresat në nevojë, mbeten në fokus të procesit të inspektimeve të realizuara nga Drejtoria Qendrore e Inspektimit dhe zyrat rajonale të SHSSH.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009