“Qyteti i kromit”, çdo ditë drejt shembjes
Autori i Lajmit: red.
Një ndër qytetet më të vogla, i pasur nga natyra, por me familje të varfra, është kthyer në kërcënim për jetën e qytetarëve të vet. Bulqiza, qyteti që prodhon krom, ndërsa vazhdon të japë e të japë nga barku i nëntokës male minerali, po humbet ekuilibrin e shtresave të saj. Nga pikëpamja gjeologjike, qyteza ka kohë që ankohet: nëntoka e shfrytëzuar rrezikon njerëzit që jetojnë mbi të. Fillimisht, është krijuar një gropë me ujë që ndan qytetin e ri nga i vjetri. Më pas, kjo gropë ka nisur të marrë përmasat e një liqeni. Pasojat nuk vonuan: Rrënimi i dy ndërtesave, të cilat kanë shërbyer disa vite si shkolla dhe së fundi rreziku i shembjes së një pallati. Banorët e Bulqizës ndihen çdo ditë e më shumë të rrezikuar, e dinë se, ndërsa gërmojnë për të nxjerrë kafshatën e bukës, aty mund të takojnë me kosën e vdekjes. Mirëpo varfëria i ka dhëmbët më të mprehtë: Në ”qytetin e kromit” e vetmja mundësi punësimi mbetet miniera. Minatorët vazhdojnë çdo ditë ritualin e ankthshëm të gërryerjes me dhjetëra nivele nën tokë, dhe ata që punojnë e jetojnë mbi tokë jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpive, si të ishin galeri. Rasti i fundit është shënuar dje. Banorët e një pallati 4-katësh janë evakuuar nga banesat e tyre, të dëshpëruar se nuk kanë asnjë alternativë tjetër strehimi. Ndërkaq, jeta e tyre bëhet dhe më e vështirë për shkak të temperaturave disa gradë nën zero. Për më tepër, kushtet e vështira ekonomike, alternativat e pakta të punësimit apo mungesa e mbështetjes ekonomike dhe investimeve në këtë zonë vështirësojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e përballimit të jetës nga banorët e kësaj ane.
Rreziku
Nxjerrja e miliona tonelatave krom në një ndër zonat më të pasura mineralmbajtëse të vendit, duhet të kishte siguruar mirëqenie e zhvillim të madh për këtë zonë. Por, paradoksalisht, atje ku e vetmja mundësi punësimi mbetet rrezikimi i jetës deri në 16 nivele nën tokë, banorët ndihen të pasigurt dhe në shtepitë e tyre.
Pjesa më e rrezikuar është qyteti i vjetër i Bulqizës, i cili fillimisht nisi jetën si kamp për minatorët e më pas u popullua për shkak të ardhjes se punetoreve nga zona te tjera. Por qe jeta do te ishte e pasigurt jo vetem nen toke, por edhe mbi toke, keta njerez nuk e kishin menduar kurre. Është pikërisht një bllok pallatesh disa metra poshte galerive që tronditen shpesh nga lëvizjet e tokës. Sinjalet e para të një rreziku janë ndjerë disa vjet më parë kur rruga nacionale që kalon mes dy pjesëve të qytetit filloi të mbulohet nga uji. Banorët e zonës pohojnë se fillimisht ka qenë një gropë e vogël uji që nuk i bënte përshtypje askujt, por me kalimin e kohës po merr permasat e një liqeni që duket se kështu si ka nisur, do ta përlajë të gjithë qytetin. ”Gropa e vogël” me ujë, perveç se shtrihet sa gjatë gjerë, gjithnje e me shume ka stimuluar rreshqitjet e ngadalta të tokës. Rrëshqitja ka arritur deri në territorin e shkollës, gjë që solli shembjen e saj,- pohojnë qytetarët e Bulqizës.
Ata mendojnë se ky është fati i tyre në dorë të natyrës, pak e kanë shkuar nëpër mend se tërmetet i shkakton natyra, por edhe gërmimet pa studime gjeologjike të nëntokës, ndonëse specialistët e shërbimit gjeologjik e kanë Bulqizën në hartën e rrezikuar për shkak të prekjes së shtresave nëntokësore dhe shfrytëzimit të tyre pa kritere profesionale. Shfrytëzimi i minierës në këtë mënyrë do të çojë në të ardhmen, jo vetëm në varfërimin dhe mbylljen e saj, por edhe në prishjen e ekulibrave natyrorë.
Banorët e Bulqizës janë të shqetësuar për mungesën e strategjive për shpëtimin e qytetit dhe të shtëpive të tyre. Dëshmitarët që jetojnë çdo ditë me rrëshqitjet e ngadalta dhe të herëpashershme të tokës kërkojnë të merren sa më parë masa për shpëtimin e ”qytetit të kromit”.
Rrëshqet pallati, evakuohen banorët
Evakuohen banorët e një pallati në Bulqizë, pasi ndërtesa ku ata banojnë është në rrezik shembjeje. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë të ditur se janë nxjerrë jashtë të gjithë banorët, pas dy tronditjeve që janë ndjerë ditën e djeshme. Mësohet se banorët nuk janë lejuar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, pasi u rrezikohet jeta. Shkak për tronditjet është bërë amortizimi i pallatit 4-katësh i ndërtuar që në sistemin e kaluar. Ende nuk dihet nëse do të vendoset shëmbja e ndërtesës, ndërkohë që banoret nuk kanë vend tjetër për t u strehuar. Në kushte mjaft të vështira klimaterike, ku temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, banorët e pallatit të rrezikuar janë strehuar përkohësisht pranë të afërmve të tyre.
Viktimat në minierë
Vetëm 20 muajt e fundit në këtë minierë janë shënuar 16 viktima njerëzish, të cilët kanë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së kushteve në punë. Përgjegjëse për këtë tragjedi janë gjithë strukturat e shtetit, të cilat me heshtjen e tyre po marrin në mënyrë të vazhdueshme jetë njerëzish. Shkaku i aksidenteve të mëparshme nuk është marrë seriozisht dhe kjo është më e dhimbshmja për familjet e minatorëve dhe gjithë shqiptarëve. “Qeveria lan duart me Bulqizën duke marrë përsipër vetëm organizimin e funeraleve dhe jo për t i bërë analizë gjendjes kaotike, situatës tepër të rënduar të kushteve të sigurisë së jetës së minatorëve, e cila e ka bazën tek korrupsioni galopant që shfaqet në Bulqizë me tragjeditë e njëpasnjëshme, e cila i ngjet jo një kantieri pune, por një Gërdeci të dytë", - ka deklaruar menjëherë pas tragjedisë atje, deputeti Minxhozi.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009