Spitalet që do të rikonstruktohen më 2009
Autori i Lajmit: red.
Përmirësimi i infrastrukturës së shërbimit të kujdesit dytësor (spitalor), si një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), zë një vend të konsiderueshëm në totalin e fondeve për këtë dikaster. Një pjesë të konsiderueshme në këtë fond zënë investimet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Burime nga MSH bënë të ditur dje se "investimet për përmirësimin e infrastrukturës spitalore zënë rreth 63 % të totalit të shpenzimeve kapitale për MSH për 2009, që është 4.3 miliardë lekë, ose 22.9 % më shumë se viti 2008". Sipas të njëjtave burime, "janë parashikuar ndërhyrje në rikonstruksionin e spitaleve ekzistuese, kurse ndërtimet e reja janë përqendruar kryesisht në shtesa aneksesh, apo ambientesh ndihmëse të spitaleve". Edhe këtë vit do të vazhdojë financimi i rikonstruksionit të spitaleve rajonale si i atij të Korçës, spitali i Gjirokastrës, i Fierit, Delvinës, etj, ku, krahas ndërtimit dhe rikonstruksionit të tyre, është parashikuar dhe kompletimi me pajisje, si dhe blerja e aparaturave dhe pajisjeve mjekësore. Ndërsa, në QSUT do të vazhdojë ndërhyrja për rikonstruksionin e spitalit të Neurologjisë dhe atij të Pediatrisë, shoqëruar kjo edhe me blerjen e aparaturave mjekësore bashkëkohore për funksionimin normal të tyre. Një financim i rëndësishëm në këtë program konsiderohet dhe faza e dytë e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme (kredi e bankës së Këshillit të Evropës-CEB). Gjithashtu, këtë vit parashikohet të përfundojë dhe rikonstruksioni i Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2009