Gerti Bogdani: Të rinjtë, lajmëtarët e fitores së madhe në 23 qershor
Shkodër, 350 të rinj në komunën Bushat i bashkohen Forumit Rinor të PD
Rreth 350 anëtarë i janë bashkuar Forumit Rinor të forcës më të madhe politike në vendin tonë në komunën e Bushatit. Në këtë aktivitet festiv krahas qindra të pranishmeve ishin kreu i FRPD-së, Gerti Bogdani, deputeti i zonës Gjoke Uldedaj, kryetari i PD në Shkodër, Astrit Bushati, kryetar të grupseksionit të PD - Bushat Agim Bushati si dhe kryetari i komunës Bushat, Zef Hila, duke hapur në këtë mënyrë edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i FRPD, Gerti Bogdani u shpreh në fjalën e tij se, të rinjtë që bëhen pjesë e këtij ndryshimi, janë lajmëtarët e fitores së madhe në 23 qershor.
Bogdani foli edhe për koalicionin e dështuar të PS-LSI, ku sipas tij “simbolika e datës 1 Prill, dita e gënjeshtrave, por edhe dita kur Edi Rama zgjodhi të deklarojë koalicionin, i përshtatet më së mire atij, sepse në fund të fundit ai është gënjeshtra më e madhe për shqiptarët”. Ai e cilësoi atë “bashkim të vakët” përballë vrullit të të rinjve te Partisë Demokratike.