Të pastrehët, bashkia do të ndërtojë pallatet pastaj do të hartojë listat
13/04/2009 Me kredinë e CEB-it do të ngrihen 398 banesa sociale
Problemi i strehimit në kryeqytet pritet të zgjidhet në fund të 2010-s për rreth 400 familje. Bashkia e Tiranës, një prej pjesëve përbërëse të kredisë që CEB-it, pritet që të nisë ndërtimin e 398 apartamenteve, të organizuara në 4 blloqe banimi. Pasi ka bërë një klasifikim të të gjithë grupeve që kërkojnë strehim në kryeqytet, kjo bashki ka identifikuar edhe mundësitë që kanë qytetarët për të marrë një banesë sociale me qira, për një periudhë 10-vjeçare. Programi i strehimit, i detajuar edhe në programin buxhetor afatmesëm parashikon zhvillimin e politikave për zbutjen e problemit te strehimit për të gjitha shtresat në nevojë të klasifikuara sipas kritereve. “Një prej projekteve është “Ndërtimi i 398 banesave sociale“, financuar me kredi. Kjo vlerë do të shtohet me 662 mijë euro duke e çuar shumën e kredisë në 6 347 000 euro. Pas përfundimit të ndërtimit të këtyre banesave, do të fillojë përzgjedhja paraprake e qytetarëve, të cilët do të trajtohen me strehim dhe lista emërore e tyre do t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Bashkiak”, - theksohet në programin e Bashkisë së Tiranës. Me miratimin e ligjit për strehimin social në zonat urbane, Bashkia e Tiranës ka hartuar programin 10-vjeçar të strehimit. Aktualisht në programin e strehimit social janë regjistruar rreth 4 005 të pastrehë. Mbështetur në legjislacionin në fuqi, Bashkia e Tiranës do të ofrojë alternativa nëpërmjet zbatimit të tre programeve të strehimit social. Sipas PBA-së, politika e këtij programi konsiston në zgjerimin e programit të strehimit për të siguruar integrim social për të pastrehët dhe të gjithë kategoritë në risk, me qëllim zbutjen e mëtejshme të këtij problemi. Trevjeçari i parë nga 2007 deri në 2009-n përbën bazën nga e cila do të mund të arrihen objektivat e parë konkretë dhe do të projektohen objektivat afatmesëm për vitet 2010 – 2012 dhe afatgjatë për vitet 2013 – 2017.
Bonusi i qirave
Ky është një nënprogram alternativ, i cili do të trajtojë të pastrehët dhe veçanërisht familjet në vështirësi ekonomike. Ai synon të trajtojë çdo vit 100 deri në 200 të pastrehë. “Mënyra e përzgjedhjes së tyre do të jetë nëpërmjet një sistemi pikëzimi, të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, sistem i cili do të përcaktojë kategoritë përfitues”, - thuhet në dokument. Banesat ekzistuese të klasifikuara si banesa sociale mund të jepen me qira për familjet.
Trualli
Një prej programeve të parashikuara nga Bashkia e Tiranës është edhe ai i pajisjes së truallit me infrastrukturë. “Është programi i tretë i parashikuar me ligj, për trajtimin e rasteve të të pastrehëve. Ky program parashikon përcaktimin e truallit, pajisjen me infrastrukturën përkatëse dhe vënien në dispozicion për kategorinë e qytetarëve që kanë aplikuar për t’u trajtuar nga ky program”, - theksohet në dokumentin zyrtar të bashkisë.