E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerti Trasha, i gjashti në shkëputje

Gerti Trasha përfundon i gjashti në stolin e shkëputjes në baterinë "A", të peshës 69 kg. Në provën e parë, 20-vjeçari, që përpara 3 viteve ka qenë Kampion Evrope për të rinj, ngriti 137 kg, ndërkohë që garën e mbylli me 140 kg (pasi kishte dështuar në provën e dytë). Kuqeziu la mbrapa bullgarin Fikretov, që kishte ngritur 140 kg, por ishte 290 gramë më i rëndë. Pas Trashës u pozicionuan edhe rumuni Rusu, italiani De Luka dhe azerbajxhanasin Bajramov. Shqiptari tjetër, Briken Çalja, e ka mbyllur shkëputjen në vendin e dhjetë me 135 kg. Ky stil është fituar nga armeni Tigran Martirosjan, që në përfundim ngriti 158 kg, duke vendosur rekord botëror dhe evropian për të rinj. Në shtytje Trasha nuk shkon më shumë se 164 kg, një rezultat aspak i mirë, duke qenë se fituesi i medaljes së artë, francezi Dabaja, ka ngritur 188 kg, po aq sa edhe armeni Martirosjan (por me peshë trupore më të vogël). Në këtë stil Trasha u pozicionua në vendin e dhjetë dhe i teti në dygarësh me 304 kg, ndërsa Çalja i 13 me 160 kg (i 13-ti në dygarësh me 295 kg).



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›