Wenger: Me fitore do t`i ndal kritikët

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger mendon se fitoret e radhës do jenë ato që do t`ua mbyllin gojën kritikëve. Wenger mendon se faza e vështirë për Arsenalin ka përfunduar dhe koha është për rezultate, duke filluar që nga loja e fituar me Swansean dhe në radhë udhëtimi në Blackburn.
Francezi po ashtu ka lavdëruar transferet e reja, duke thënë se do ju ofrohet mundësia të gjithëve dhe nuk dyshon në aftësitë e tyre.
“Kemi dëshirë, forcë dhe cilësi, dhe jam i bindur në sukseset e skuadrës time”, përfundon Wenger.