Gërxhalliu në Evropianin 2008
Mbrojtësi shqiptar, Ronald Gërxhalliu, është përfshirë në listën paraprake prej 31 emrash që trajneri i Austrisë, Josef Hikersberger, ka përzgjedhur për pjesëmarrjen në EURO 2008. Shqiptari me pasaportë austriake shihet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në kampionatin austriak dhe është aktivizuar edhe në të kaluarën me kombëtaren. Megjithatë, kjo nuk është lista përfundimtare e kombëtares së Austrisë, pasi trajneri do ta reduktojë atë në 23 emra në muajin maj, kur të fillojë grumbullimi zyrtar para fillimit të aktivitetit. Sipas mediave austriake, emri i Gërxhalliut duhet të bëjë pjesë në listën përfundimtare, pasi ai ka treguar një formë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni me fanellën e Austrisë së Vjenës.