E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bohumi do të huazojë Mavrajn

Duket se Mërgim Mavraj do të debutojë vetëm pas disa sezonesh në Bundesligën 1, pasi skuadra e Bohumit po merr në konsideratë idenë e huazimit të futbollisti shqiptar. Mbrojtësi u transferua në fillimin e këtij sezoni te skuadra e Bundesligës nga Darmshtadi i kategorisë së katërt, por nuk arriti të shfaqte një formë të mirë, falë dëmtimeve të njëpasnjëshme që shkatërruan sezonin e tij. Për këtë arsye, drejtuesit e Bohumit kanë vendosur që gjatë sezonit të ardhshëm ta huazojnë atë në një skuadër të Bundesligës 2 apo në Ligën Rajonale dhe ta kthejnë përsëri vetëm pasi të jetë kthyer në formën më të mirë dhe të ketë kaluar problemet fizike. Mbrojtësi ishte shumë pranë debutimit me kombëtaren shqiptare, por zgjodhi më pas të luante për kombëtaren U20 të Gjermanisë, duke refuzuar fanellën kuqezi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›