Shalke ka besim se mund ta kaloje me sukses perballjen me Bilbaon

“Blutë Mbretërorë” duan të kthehen edhe një herë në fron, aty ku ishin më 1997 pas finales së fituar ndaj Interit. Por, përballë Shalkes në çerekfinalet e Ligës së Europës, do të jetë Atletik i Bilbaos, një ekip që po tronditet disi në kampionatin spanjoll, por që ka pasur një ecuri të shkëlqyer në kontinent. Trajneri i gjermanëve, holandezi Hub Stevens, nuk është se ka frikë, por gjithsesi ka vlerësim.
“Ata kanë cilësi të mahnitshme dhe i shfrytëzojnë shumë mirë, ndonëse jo ende në kampionatin spanjoll. Por, kur kujtoj ndeshjen ndaj Mançester Junajtid, të duket e pabesueshme. Veçse, ata ia dolën të luanin ashtu. Ne synojmë kualifikimin, por realisht nuk di sesi do të përfundojë. Ende nuk e njoh forcën e Bilbaos”.
Julian Draksler, është një djalë farë i ri që ra në sy fillimisht për golin që shënoi vjet në finalen e Kupës së Gjermanisë. Tashmë, ai e ka mendjen tek Bilbao.
“Si zakonisht skuadrat spanjolle, Bilbao është shumë e fortë. Duhet të përgatitemi për diçka të vështirë, pasi ky ekip është i shkathët dhe i shpejtë në sulm. Fernando Lorente është një lojtar shumë të fortë edhe në ajër. Diskutuam shumë për këtë përballje dhe shpresoj të luajmë siç duhet. Nuk duhet të pësojmë gol në shtëpi, ndërsa duhet të shënojmë jashtë. Kemi besim se do ta kalojmë këtë tur”.
Në Ligën e Europës ka dypërballje gjermano-spanjolle, pasi në çerekfinale do të luajë edhe Atletiko e Madridit përballë Hanoveri.