E Shtunë, 31 Tetor 2026

Los Anxhelos Doxhers blihet 2 miliarde dollare

Një nga klubet më të famshëm sportivë në botë ndërroi duar këto ditë, për një shumë që i shkon për shtat emrit të tij. Fjala është për Doxhers të Los Anxhelosit, një emër i madh bejsbolli, i cili u ble për 2 miliardë dollarë amerikanë nga një grupim i fuqishëmm, pjesë e të cilit është edhe ish-ylli i NBA-t, Ervin Mexhik Xhonson.
Doxhers, themeluar që më 1883, ka fituar 6 tituj botërorë dhe 39 tituj gjithsej, ndërsa ishte në rrezik të madh për të falimentuar. Bisedimet për blerjen nga “Gugenhajm Bejsboll Menixhmënt” kishin nisur që në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa shuma e paguar është një rekord për një klub sportiv në SHBA, në çfarëdolloj sporti.
Deri më sot, shitjet ishin në kufijtë nga 1.2 në 1.6 miliardë dollarë, por në favor të Doxhersve ndikoi fuqia e madhe mediatike, pra vlera e madhe e të drejtave televizive që në të ardhmen parashikohet të arrijnë deri në 3 miliardë dollarë.
Dorxhers u themelua në Bruklin të Nju Jorkut dhe lëvizi vetëm në vitet 50-të drejt Kalifornisë duke vazhduar të mbetet një klub i famshëm.
Grupimi “Gugenhajm Bejsboll Menixhmënt” synon të blejë edhe stadiumin dhe territorin rreth tij, për një vlerë prej rreth 150 milionë dollarësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›