E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rodman rrezikon te perfundoje ne burg per shkak te borxheve

Ndoshta nuk mendohej për të. Nuk besohej që një njeri inteligjent dhe i shkathët si Denis Rodman do të përfundonte ndonjëherë pre e borxheve dhe e alkoolit, por kështu po ndodh për fat të keq.
Njeriu që shkëlqeu në parket, në krah të Majkëll Xhordanit, tek Çikago Bullsat, rrezikon 20 ditë burg sepse nuk ka paguar detyrimet ushqimore për gruan e tij të tretë, Mishelën, që është edhe nëna e fëmijëve të tij.
Bëhet fjalë për 860 mijë dollarë, një shumë tepër e vogël në krahasim me dhjetëra milionë dollarë të fituar nga ai gjatë karrierës së tij të shndritshme.
Avokatët e tij kanë pohuar se Rodman është tepër i sëmurë, përveçse i goditur nga varësia prej alkoolit. Sipas tyre, sëmundja bën që Denis të mos gjejë dot punë dhe tani mezi mban veten, ndërsa ka si barrë shtesë 5 000 dollarët që duhet të paguajë për një fëmijë tjetër të lindur nga një martesë e mëparshme.
Rodman u bë i famshëm, jo vetëm për talentin e tij si basketbollist, por edhe për lidhjet me femra të shquara si Liz Hërli apo diva e muzikës, Madona. Gjithashtu, ai është marrë edhe me mundje dhe aktrim
Deri tani, 50-vjeçari e ka shmangur burgun, por rrezikon shumë pasi në 29 maj të këtij viti do të ketë një seancë tjetër gjyqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›