E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: 16-vjecaret i kemi futur ne parti, t’i leme te votojne

Levizja Socialiste per Integrim, vlereson se eshte plotesisht i realizueshem votimi i 16-vjecareve ne zgjedhjet e 23 qershorit. Zevendeskryetari i LSI-se, Petrit Vasili, ne nje konference dhene dje per mediat ka dhene nje sere argumentesh pro kesaj nisme. E para, sipas tij, eshte fakti qe te rinjte mbi 16-vjec, prej kohesh jane pjese e vendimmarrjes ne partite politike. “Perfshirjen ne vendimmarrje te kesaj kategorie, LSI i ka dhene pergjigje kohe me pare duke i bere pjese te anetaresise se saj, duke u krijuar mundesine e anetaresimit qe ne moshen 16 vjec, e kesisoj te jene pjese edhe e garave elektorale brenda partise. Pra ne i kemi perfshire ata ne vendimmarrje. Keshtu qe opinioni yne eshte i palekundur”, u shpreh dje Vasili. Nje tjeter arsye sipas zevendeskryetarit te LSI-se eshte dhe shembulli qe vjen nga Austria, si nje vend i Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se nuk duhet te kete hezitime nga partite e tjera, per disa kjo gje eshte aplikuar ne nje vend model te BE-se. “Njekohesisht do te thosha se nuk e kuptoj dot hezitimin e te tjereve se ne rast se kemi qofte edhe nje shtet te vetem qe eshte Austria, me nje tradite historike perandorake, me nje te kaluar aristokratike, me nje funksionim te shtetit ligjor thuajse nga me perfektet ne Evrope, e ka pjese te procesit te tyre. Pse duhet te kishte hezitim Shqiperia ketu? Keshtu qe pergjigjja jone eshte qe ky proces mund te ece perpara nese deshire”, tha ai. Nga ana tjeter, Vasili ka komentuar dhe qendrimet e opozites per mungesen e kohes per realizimin e ndryshimeve. Ai u shpreh se Kushtetua dhe ligjet e tjera te vendit, kur ka pasur deshire mes paleve, jane ndryshuar edhe brenda nje ore. “Ne kemi prova spektakolare te mirekuptimit edhe per 60 minuta ku ¾ e Kushtetutes se vendit jane ndryshuar. Besoj ndryshimi i nje neni te tille, nuk do te kerkonte me shume se sa 5 minuta”, u shpreh Vasli. Lidhur me qendrimin e PS-se, ai u shpreh se ky eshte nje qendrim refraktar dhe ndarje filozofie mes forcave. “Vullneti eshte ceshtja thelbesore. Kur ka pasur vullnet ju keni vene re qe Kushtetutat kane ndryshuar brenda nje nate, kodet zgjedhore te mosmiratuara por muaj e muaj te tera jane perfunduar brenda dy oresh. Pra, eshte ceshtje vullneti. Ne kemi besim te plote se 16-vjecaret jane nje kategori e rendesishme, mjaft mire e formuar dhe me mentalitet krejt ndryshe. Duhet te perfshihet ne jeten e vendit. Ka dhe forca te tjera politike, sic eshte PS-se qe ju i referoheni qe jane refraktare ne kete drejtim. Kjo eshte ceshtje ndarje filozofie”, u shpreh Vasili. Zevendeskryetari i LSI-se shtoi se ishte mjaft pozitive qe kryeministri Sali Berisha, ka perqafuar nje qendrim te tille per votimin e 16-vjecareve. “Jemi te kenaqur qe edhe z. Berisha ka perqafuar nje ide te tille duke i dhene nje dimension tjeter, per t’i dhene mundesi per te votuar”, u shpreh ai. Ai ka bere apel dhe per votimin e tre ligjeve te integrimit, duke u shpreh se 23 qershorit nuk eshte nje dite “larjesh hesapesh me njeri-tjetrin”.

Vasili: Programi i PS, amator

Zv/kryetari i LSI-se, Petrit Vasili ka komentuar dje dhe programin e PS-se per shendetesine. Ai u shpreh se propozimet e PS-se jane amatore dhe tregojne se njerezit qe e kane hartuar ate, nuk njohin realitetin. “Ka mungese thellimi, profesionalizmi dhe sigurisht mungese serioziteti. Me pak fjale, sistemi shendetesor ne drejtim te modelit te tij eshte nje model solid dhe mbulimi i te gjithe qytetareve eshte universal, pra te gjithe qytetaret mbulohen nga ky sherbim dhe kjo do thene njehere e pergjithmone”, tha Vasili.

Xhafaj: Votimi i 16-vjecareve, marrezi politike

Partia Socialiste nuk ndryshon qendrim ne lidhje me votimin e 16-vjecareve, madje e cileson nje nisme te tille, si marrezi politike. Nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, njeheresh deputet i PS-se Fatmir Xhafaj shprehet se ka pengesa ligjore dhe kushtetuese qe nuk lene hapesira per zbatimin e nje projekti te tille. “Kjo eshte nje marrezi edhe kushtetuese edhe ligjore. Ka nje pengese kushtetuese, duhet te ndryshosh Kushtetuten. Se pari, eshte fakti qe ky nuk njeh rregulla loje. Ka filluar loja, jane percaktuar rregullat, kane dal listat e zgjedhesve. Cfare kerkon te ndryshosh, te ndryshosh rregullat e lojes? Ka rene gongu zoteri”, u shpreh Xhafaj ne nje interviste per News 24. Ndersa shprehet se ana ligjore eshte pengesa kryesore, Xhafaj shton se votimi i 16-vjecareve nuk eshte i mundur edhe per shkak te standardeve te vendeve te Bashkimit Evropian. Sipas tij, nuk mund te kerkohet vota e 16-vjecareve. “S’mund ta ndryshosh kete rregull, eshte absurde, eshte e papranueshme edhe sikur te kesh te drejte, por eshte nje gje qe nuk ke te drejte. E dyta, ka disa standarde, qe nuk jane vetem shqiptare. E ky eshte nje standard, qe eshte ne shumicen derrmuese te vendeve evropiane. Nuk jane me pak te mencur 16-vjecaret atje sesa 16-vjecaret ne Shqiperi”, u shpreh Xhafaj. Te njejtin qendrim ka mbajtur disa dite me pare dhe deputeti Pandeli Majko dhe kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Ata kane deklaruar se eshte e pamundur qe te lejohet votimin 16-vjecareve. “Nuk ekzistojne kushtet per te realizuar kete gje. Sepse, zgjedhjet kane filluar, dekreti i presidentit ka dale dhe futja e kesaj moshe do te thote te ndryshohet Kushtetuta, gje qe eshte e pamundur ne nje kohe fushate. Qellimi eshte qe t'i thone brezit te ri, ne donim t'ju benim pjesetare ne vendimmarrje te vendit, por nuk na lejoi opozita", eshte shprehur dy dite me pare deputeti Pandeli Majko. Nderkohe, dje Xhafa ka komentuar dhe debatet per listen e kandidateve per deputete te Partise Socialiste. Ndryshe nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, qe ka shprehur rezerva per pune e grupit parlamentare, Xhafaj shprehet se grupi i PS-se meriton respekt. “Persa i perket aspektit te produktit, me duhet te them qe Partia Socialiste sot ka nje grup parlamentar ne vleresimin tim dhe jo vetem ne vleresimin tim, qe meriton respekt. Jane njerez qe kane qendruar tete vite ne opozite. Qe kane perballuar lloj-lloj presionesh nga Sali Berisha dhe ky pushtet, qe i kane qendruar lloj-lloj shantazhi, agresioni, diversioni brenda tyre dhe qe i kane qendruar besnikerisht disa parimeve politike, morale ne raport me qytetarin, me zgjedhesin. Meritojne respekt”, u shpreh Xhafaj.

PD: PS ka frike nga vota

Partia Demokratike e ka cilesuar qendrimin e opozites per votimin e 16-vjecareve, si frike nga vota. Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues te tjere te PD-se jane shprehur se Shqiperi ka rreth 100 mije te rinj qe privohen nga vota, per shkak te qendrimit te Partise Socialiste. “Kundershtareve te kesaj nisme deshiroj t'iu rikujtoj se ne jemi kombi me i ri ne Evrope dhe se kombe me moshe mesatare shume me te madhe se kombi yne, iu kane njohur te drejten e votimit 16-vjecareve”, ka deklaruar kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›