E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofili Prrenjasi, në banesëtregon skenën si vrau Julianin

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Ardian Prrenjasi në banesë në Laprakë Ne 2008, Gjykata e liroi: S'përbën rrezik (PDF) /VD Prrenjasi në 2004 rrëmbeu 2 fëmijë në Librazhd Djali i zyrtarit të SHISH-it u zhduk më 30 nëntor Policia: Si u shpëtua fëmija dhe arrestua vrasësi TIRANE - Pedofili Ardian Prrenjasi i shoqëruar nga forcat e policisë është dërguar sot paradite në ambientet e banesës së tij në Laprakë për të treguar skemën e krimit të vrasjes së Julian Çelës. Më pas është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, ku mendohet se është hedhur  trupi i vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela, i vrarë nga Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari me banim në Laprakë pranoi dje vrasjen pas arrestimit për rrëmbimin e një tjetër fëmije po në këtë zonë por që fatmirësisht u gjet në kohë.

Zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, zbuloi fundin tragjik të Julian Çelës por dhe një histori dhune e pedofilie të 45 vjeçarit Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari pranoi mbrëmë në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit djalit të nëndrejtorit të SHISH cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit. 

Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian Çelës dhe rrëmbimi djalit 10 vjeçar, i cili u gjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45 vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i përfundimtar iu dha 60 mijë lekë gjobë.

Sipas rrëfimit të pedofilit, Julian Çela është vrarë të njëjtën ditë që ai e rrëmbeu, më 30 nëntor te vitit te kaluar. Prrenjasi ka treguar ne polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këte ai e vrau. Sipas gazetarit të TV A1 REPORT! Arsen Rusta nga dëshmia që ka dhënë në polici 45 vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendngrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës.
 
Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10 vjeçar me inicialet A. C i shpëtuar sot nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij.  Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë për gazetarin e TVA1 REPORT! Arsen Rusta se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit Çela, nje litar dhe nje thikë.

Ndërkohë, mesditën e djeshme, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës.  Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qera prej Ardian Prrenjasit.

PRRENJASI DERGOHET NE VENDGRUMBULLIMIN E MBETJEVE NE SHARRE
Ora 10:18 I shoqëruar nga 2 makina policie Ardian Prrenjasi është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë.

ARDIAN PRRENJASI NE BANESE TREGON SKENEN E KRIMIT
Ora 09:50 AOra 09: 50 Ardian Prrenjasi i shoqëruar nga forcat e policisë është dërguar në ambientet e shtëpisë për të treguar skemën e krimit. A1 REPORT transmeton pamje të drejtëpërdrejta të momentit kur forcat e policisë dhe Ardian Prrenjasi ndodhen në apartamentin e tij në Laprakë, pikërisht në banjon e apartamentit ku mendohet se është kryer vrasja e Julian Çelës dhe ku deri dje ka mbajtur të rrëmbyer një tjetër fëmijë 10 vjeçar. Aty është gjetur dhe një litar dhe një thikë. Ardian Prrenjasi ka treguar dhe rrugicën ku ka thirrur Julianin, duke e nxjerrë nga qendra e internetit dhe më pas e ka futur në banesë, ndërkohë që banorë të lagjes të tensionuar dhe të irrituar kanë shfryrë pezmin ndaj Ardian Prrenjasit.

(Foto: Ardian Prrenjasi sot paradite ne banese, i shoqëruar nga policia për të treguar skenën e krimit )

(Foto: Ardian Prrenjasi)

Policia filloi mëngjesin e sotëm  kërkimet e trupit në Sharrë, për shkak të vështirësisë në kërkime gjatë natës dhe kohës së gjatë që ka kaluar. Hetimet vazhdojnë edhe me zbulimin e kamionit që ka bërë transportin e kazanit të mbeturinave të asaj zone dhe përqëndrimin e kërkimeve në një pikë të caktuar.

(Në foto: Fëmija i vrarë, Julian Çela, banesa ku e mbajti peng dhe i arrestuari Ardian Prrenjasi, ne 2004 i skeduar nga policia e Librazhdit)

PRRENJASI RREMBEU DHE 2 FEMIJE NE 2004 
Ora 08:35 Tjera fakte tronditëse zbulohen një ditë pas arrestimit të Ardian Prrenjasit. Julian Çela, djaloshi 11 vjeçar i rrëmbyer më pas i vrarë, dhe 10 vjeçari i cili u arrit të shpëtohej falë ndërhyrjes në kohë nuk janë 2 fëmijët e vetëm që janë rrëmbyer nga 45 vjeçari nga fshati Përrenjas i Librazhdit me banim në Laprakë.

Faktet në kohë tregojnë se në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.

Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia, informon gazetari ynë në Elbasan Andi Qosja. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45 vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004. Ndërkohë që në 2008, kur Prrenjasi banonte në Laprakë rrëmbeu një tjetër fëmijë dhe për këtë u dënua nga gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë gjobë

TV A1 REPORT dhe agjencia e lajmeve online Shqiptarja.com po ndjekin hap pas hapi gjithçka ka ndodhur që nga gjetja e fëmijës 10 vjeçar dhe më pas zbulimi i fundit tragjik të Julian Çlës. Gazetari i TV A1 REPORT, Arsen Rusta raportoi mbrëmë minutë pas minute pikërisht nga lagjja Laprakë ku ndodhen dhe rrëmbimet e fëmijëve.

CFARE NDODHI DJE ME 17 MARS

PRRENJASI DYSHOHET PER BASHKEPUNTORE

Ora 22:04  Vogelushi 10-vjecar A.C. ka rrefyer ne polici se e ka degjuar rrembyesin e tij t'u thotë shokeve te tij në telefon "hajde merreni, se eshte gati" ç'ka ka hapur pistën e re të hetimeve se mund të ketë dhe bashkëpunëtorë.

FEMIJA I SHPETUAR KTHEHET NE SHTEPI, PRANE PRINDERVE

Ora 22:00  10-vjecari A.C i shpëtuar nga duart e pedofilit është kthyer pranë të afërmve të tij. Fëmija u kthye pasi disa orësh marrje në pyetje në polici në praninë edhe të një psikologu.

KERKIMET NE FUSHEN E MBETJEVE URBANE NE SHARRE

Ora 21.49: Pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi ka treguar se e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon. Një fat i tillë mund të kishte edhe djaloshi 10 vjeçar nëse nuk do të shpëtohej në kohë.
Sipas rrëfimit të pedofilit, Julian Çela është vrarë të njëjtën ditë që ai e rrëmbeu, më 30 nëntor te vitit te kaluar. Prrenjasi ka treguar  ne polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për  të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këte ai e vrau. Sipas gazetarit të TV A1 REPORT! Arsen Rusta nga dëshmia që ka dhënë në polici 45 vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendngrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës.

Policia do t'i fillojë në mëngjesin e ditës së hënë, kërkimet në Sharrë, për shkak errësirës dhe kohës së gjatë që ka kaluar. Hetimet vazhdojnë edhe me zbulimin e kamionit që ka bërë transportin e kazanit të mbeturinave të asaj zone dhe përqëndrimin e kërkimeve në një pikë të caktuar.  

PUBLIKOHET VENDIMI I MEPARSHEM I GJYKATES, QE E KA LENE TE LIRE VRASESIN

Ora 20:33 Në 2008 Ardian Prrenjasi ishte dënuar me 90 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale “Heqje e paligjshme lirise” parashikuar nga neni 110/1 te K.Penal. Pasi ai kishte mbajtur peng të miturin M. A. Gjatë shqyrtimit të cështjes gjykata çmon se ky dënim ishte i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45 vjeçarit dhe nuk ishte i nevojshmë izolimi i tij nga shoqëria. Pasi ky kishte pranuar krimin, kishte përfituar 1/3 uljen e dënimit duke e çuar dënimin me gjobë në 60 mijë lekë. Vendimi nr 1555 i gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Shefkie Demiraj ndërkohë që Prokurori ishte Blerim Tominaj. Vendimi ne PDF i gjykates

MERRET NE PYETJE BASHKEJETUESJA E RREMBYESIT, QUHET VALBONA

Ora 22:30 Policia e kryeqytetit ka marre ne pyetje sonte në mbrëmje , gruan me të cilën bashkëjetonte Ardian Prrenjasi. Ajo ka deklaruar se gjatë këtyre diteve ka qenë në Dibër tek prindërit e saj.

POLICIA KERKON BASHKEJETUESEN E ARDIAN PRRENJASIT
Ora 20:00 Mësohet se Ardian Prrenjasi ka bashkëjetuar me një grua, e cila dy-tre ditët e fundit është parë me të në shtëpi. Ajo quhet Valbona dhe policia mendon se ka dijeni për ngjarjen, tha korrespodenti Arsen Rusta nga banesa e rrëmbyesit në Laprakë.    

KOMISARIATIT NR.3: PRRENJASI, AUTOR I PENGMARRJES E VRASJES. VAZHDOJME KERKIMIN E TRUPIT TE ÇELES

Ora 19: 33 Drejtuesi i Komisariatit nr.3, Bernard Çaushaj, deklaroi se "nga informacionet paraprake që morëm nga banorët, ndërhymë në banesë, ku gjetëm fëmijën të fshehur dhe një litar të lidhur në forme laku për t'i bërë presion atij. Ngritem menjehere grupin hetimor per krimet e renda dhe gjate nje pune te mireorganizuar dhe kohe rekord, mblodhëm prova të pakundërshtueshme se ai është rrëmbyesi dhe vrasësi i Julian Çeles. Vazhdojme hetimet për gjetjen e trupit të tij dhe dokumentimin e të dyja ngjarjeve". 

NISIN KERKIMET E TRUPIT NE SHARRE

Ora 19:13 Mësohet se kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës ne fushen e mbeturinave ne Sharre.

(Foto: Pamje nga banesa ku ka banuar manjaku dhe ka mbajtur peng, fëmijën A. C,18 mars 2013)

KONFERENCE SHTYPI HYSNI BURGAJ: PRRENJASI PRANOI VRASJEN

Ora 19: 10 Drejtorit të policisë së Tiranës, Hysni Burgaj ka bere te ditur se 45-vjecari ka pranuar autoresine e krimit. Prrenjasi ka qene i martuar dhe me tre femije.

PSIKOLOGIA: NGJARJE E TMERRSHME, DUHET TE NA SHQETESOJE
Ora 19:05 Psikologia Entela Binjaku analizon  rastin në studion e “A1Report!”: Është ngjarje e tmerrshme dhe dramatike, që duhet të na shqetësojë të gjithëve si shoqëri.

FAMILJA E JULIAN ÇELES  HAP DYERT E MORTIT
Ora 18: 40 Në Laprakë, familja e Julian Çelës hap dyert e mortit. Familja Çela pret ngushëllimet pa trupin e djalit në shtëpi. Ndërkohë që familja e djalit të rrëmbyer dje dhe i shpëtuar sot banonte përballë rrëmbyesit. Shtëpia e Çelës është larg jo më shumë se 200 metra.

LITARI I GJETUR NE BANESEN E RREMBYESIT MUND TE PERDOREJ PER TE VRARE FEMIJEN
Ora 18:02 Gazetari i TVA1REPORT!", Arsen Rusta, informon se familjarët e Julian Çelës e kanë mësuar lajmin tragjik. Ende nuk  është gjetur trupi i fëmijës. Ai shtoi se edhe litari që ishte gjetur në banesën e rrëmbyesit 45-vjeçar Ardian Prrenjasi do të përdorej për të vrarë fëmijën e shpëtuar sot nga policia.

Nga rruga "Bujar Kaloshi" në Laprakë, gazetari Rusta informon se për rreth 4 orë, rrëmbyesi nuk ka pranuar të tregojë për njohjen me Çelën dhe çfarë kish ndodhur më pas". Provat materiale të gjetura në banesë janë një thikë, një litar dhe gjurmë gjaku, që do të verifikohen kujt i përkasin.  Rreth orës 15:30 të ditës së zhdukjes së Julian Çelës, 30 nentor, ai është thirrur në emër nga një njeri, që me sa dukej e njihte.

GJYSHI: PRISJA TE SHIHJA KUFOMEN, POR E GJETA GJALLE

Ora 16:54 Gjyshi i fëmijës A.C. së gjendur tregon momentet e humbjes dhe gjetjes së nipit të tij, që nga momenti kur ai vetë i pari dyshoi se nipi ishte rrëmbyer, kërkimi e deri tek takimi i parë me të, sekondat e ankthshme kur ai priste të shihte kufomën. Por, fatmirësisht, iu tha se djali është gjallë. Gjyshi e dha vetë identitetin e nipit të tij, Armand. "M'u betuan edhe polici edhe psikologia se djalin e kemi gjallë dhe u kërkova ta linin të ëmën ta takonte. E lanë dhe djali, pa folur, e përqafoi".  

(Në foto: Fëmija i rrëmbyer, A.C., që u gjet sot nga policia)

GJETJA E FEMIJES I HAP RRUGEN HETIMEVE TE REJA PER  FATIN E JULIAN ÇELES

Ora 16:30 Gazetari i tv "A1Report!" informon se një litar është gjetur në banesën e Andi Prrenjasit gjatë ekzaminimit të saj, që dyshohet se mund të përdorej për vrasjen e fëmijës. Ndërkohë, është kontaktuar edhe me babanë e Julian Çelës për të mbështetur hetimin. Gjithashtu, mësohet se rrëmbyesi Prrenjasi punonte në ndërmarrjen e pastrimit. 

Ora 15:40 Gazetari Arsen Rusta njofton se gjetja e fëmijës 10-vjeçar ka hapur sot çështjen e gjetjes së një fëmije tjetër të humbur, Julian Çela. Tani që i dyshuari është nën pranga, banesës së tij po i bëhet kontroll i imtësishëm për gjetjen e gjurmëve të 11-vjeçarit të humbur 3 muaj më parë, djalit të i  nëndrejtorit të SHISH-it, Durrës.

Ora 15: 30 Gazetari Rusta ka pyetur babanë e fëmijës, AC., i cili tha: "Djali ka dalë dje nga ora 5 e gjysëm pasdite të luajë me shoket; nga ora 7 ne nuk e gjetëm dhe filluam të kërkojmë në qëndra interneti dhe komshinj. Shyqyr Zotit,  policia e gjeti. Dyshuam tek personi, por nuk e njohim, unë vetë s'e njoh fare. Pasi u gjet, djalin e kemi parë, por  tani atë e ka marrë policia e nuk mund të them gjë. Gjithsesi, çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Djali është në klasën e katërt të shkollës".

(Në foto: Babai i fëmijës së rrëmbyer, A.C.)

Gazetari Rusta raportoi se "personi i arrestuar kishte lënë mjaft dyshime tek banorët e zonës; shprehte sjellje të pakuptueshme në lagje. Janë provat materiale në brendësi të banesës që e lidhin atë direkt me rrëmbimin e të dy djemve, edhe të Julian Çelës. Metoda e përdorur prej tij ishte afrimitetit, i përdorte fëmijët për të blerë cigare. Tashme fëmija ndodhet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit në prezencë të një psikologu dhe së shpejti, edhe të afermit do të pyeten. I dyshuari do të akuzohet për rrëmbim dhe abuzim me minorenë. Ende femija nuk është takuar me të afermit; ai është gjendur në kushte të rënda psikologjike; janë bërë ekzaminime mbi të, por gjendja shëndetësore duket e mirë. Theksojme se gjithçka po kryhet me praninë e një psikologu. Emri i  autorit të dyshuar ështe Ardian Prrenjasi. Gjithashtu, mbrëmë, janë parë nga banorët e zonës, të ardhur që nuk ishin të njohur në zonë dhe kanë shtuar dyshimet e banoreve për rrëmbimin e fëmijës".

(Në foto: Banesa e marrë me qera në Laprakë, ku jetonte rrëmbyesi dhe u izolua fëmija)

Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.

Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.

Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.

Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi si me të por edhe me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete.

Redaksia Online
(ar.sh/gr.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›