E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli: Do ndalojme dhunen ne stadiume

Deputeti i Partise Socialiste, Fidel Ylli u shpreh se nje prej arsyeve per te cilen nuk duhet votuar mazhoranca aktuale, eshte dhe gjendja ne te cilen ndodhet sporti shqiptar. Ai u shpreh se Partia Socialiste ka program te detajuar per zhvillimin e ketij sektori. “Skuadra per Rilindjen Shqiptare ka nje program te detajuar per sportin, ku kane punuar njerez pa parti, intelektuale qe i kane dhene jeten sportit dhe e duan ate. Prandaj ky program eshte me kembe ne toke dhe ne do ta bejme realitet. Ne fund te mbarimit te mandatit 8 vjecar as masivizimi, as elita e sportit nuk ka ndodhur. Te rinjte ne Shqiperi nuk kane se ku sterviten, nuk kane terrene sportive. Ne keto 8 vjet te qeverisjes se Sali Berishes sporti shqiptare e ka kaluar pragun e rrenimit”, u shpreh dje Ylli. Ai shtoi se projekti i PS-se synon zhvillimin e sporti deri edhe rritjen e punesimit. “Ne ne kete program te shkruar mendojme per punesimin. Ne projektin tone do te rritet punesimi me 1200 mesues te edukimit fizik. Mendojme per edukimin qe te rinjte te largohen nga llotot, nga bilardot, nga bastet, nga veset e keqija dhe t’i afrohen terreneve sportive”, u shpreh ai. Deputeti Ylli shtoi se nder projektet e mazhorances eshte dhe shtimi i ambienteve sportive dhe shmangia e politizimit te sportit. “Ne mendojme per shtimin e oreve te mesimit qe kane degraduar ne shkolla. Ne mendojme per klasa sportive, mendojme per rritjen e imazhit te Shqiperise ne bote. Kjo qeveri me politizimin qe i ka bere sportit duke i mbushur bashkite, ministrite dhe federatat me militante perpiqet te uzurpoje gjithcka ne sport. Ju premtojme njerezve te sportit se do ta clirojme sportin nga ky uzurpim politik qe i eshte bere ne keto 22 vjet”, u shpreh deputeti i PS-se, Fidel Ylli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›