Hoxhaj: Drafti i publikuar per veriun, nuk ekziston
Nuk ekziston asnje draftmarreveshje e shkruar ndermjet Prishtines dhe Beogradit ne lidhje me rajonalizimin e veriut te Kosoves, ka deklaruar ministri i Puneve te Jashtme, Enver Hoxhaj. Keto komente, Hoxhaj i ka bere ne lidhje me nje dokument te publikuar ne mediat serbe dhe transkriptuar me pas edhe nga disa media kosovare, e qe paraqitet si marreveshje, ku komunat veriore te banuara me shumice serbe paraqiten si nje territor autonom evropian perbrenda Kosoves. Hoxhaj ka thene se nje draft-marreveshje e tille, nuk ka ekzistuar asnjehere. "Nje marreveshje dhe nje dokument i tille, nuk ekziston. Nuk eshte dorezuar asnjehere, as ne Prishtine dhe as ne Beograd. Keshtu qe, ai dokument duhet te shihet si i pavlere dhe jo si qendrim zyrtare i baroneshes Ashton, i Bashkimit Evropian karshi dialogut ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise", ka deklaruar Hoxhaj. Ministri i Jashtem i Kosoves ka rikujtuar edhe kete here qendrimin e Qeverise dhe delegacionit te Prishtines ne bisedime, se oferta per integrimin e veriut, bazohet ne Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves. Ai ka perjashtuar mundesine e krijimit te nje rajoni autonom ne veri, sic eshte prezantuar ne disa media. "Per Republiken e Kosoves e vetmja kornize e ri-integrimit te tri komunave ne veri te Kosoves eshte Kushtetuta, ligjet e Kosoves dhe Pakoja e Ahtisaarit. Keshtu qe nuk do te kete "Republika Srpska" ne veri, nuk do te kete status te vecante, nuk do te kete autonomi territoriale dhe nuk do te kete ndarje te brendshme te Republikes se Kosoves", ka thene Hoxhaj. Ndryshe, ne dokumentin qe kane prezantuar mediat serbe thuhet se palet jane marre vesh qe per veriun te mos krijohet asociacioni i komunave serbe, por rajoni evropian, i cili do te kishte nje lloj autonomie perbrenda Kosoves. Nje zgjidhje e tille, ka kohe qe permendet, por edhe kundershtohet ne vazhdimesi nga institucionet e Kosoves, te cilat nuk njohin pushtetin e trete apo ate te rajonalizimit. Dialogu Prishtine - Beograd ne lidhje me normalizimin, jo vetem te raporteve midis dyja vendeve, por edhe vendosjen e nje normaliteti ne veri, pritet te vazhdoje me 20 mars ne Bruksel, me ndermjetesim te shefes se diplomacise evropiane, Catherine Ashton. Edhe kryeministri i Serbise, Ivica Dacic, ka thene dje se "marreveshja" per asociacionin e komunave serbe ne Kosove, e cila eshte publikuar nga disa media, "nuk eshte autentike". Ai ka thene se ne tavolinen e bisedimeve ne Bruksel nuk ka pasur asnje dokument apo leter zyrtare. Dacic u ka thene gazetareve se cdo rrefim per kete marreveshje "eshte absolutisht i pakuptimte", sepse "ajo nuk ekziston". Publikimin e marreveshjes se pretenduar, Dacic e ka quajtur "balone-provues" dhe ka bere thirrje qe kjo te mos behet. Prishtina zyrtare ka demantuar po ashtu ekzistimin e nje marreveshjeje ndermjet saj dhe Beogradit, ne lidhje me veriun e Kosoves, qe eshte prezantuar te dielen neper disa media serbe ne Beograd. Kryeministrat e Kosoves dhe te Serbise, Hashim Thaci dhe Ivica Dacic, po diskutojne aktualisht ne lidhje me nje asociacion te komunave serbe ne Kosove, ne kuader te bisedimeve qe ndermjetesohej nga Bashkimi Evropian. Palet kane mosmarreveshje rreth kompetencave, qe do t'i kishte ky organ.