Polemika në Xhakarta: Të hiqet statuja e Obamës
XHAKARTA-Nisin diskutimet në Indonezi rreth statujës së Barack Obamës fëmijë inaguruar në Dhjetor të viti të shkoi në në park të Xhakartas, ku presidenti aktual i SHBA-ve kaloi 4 vitet të jetës në moshë të mitur. Statuja është kritikuar nga mijëra indonezianë, që madje kanë publikuar dhe një peticion në një nga rrjetet sociale, në atë të Facebook. «Monumenti duhet të hiqet menjëherë, në shenjë respekti të vendit”, kanë konfirmuar deri tani 55 mijë firmëtarë të dokumentit, duke theksuar se Obama nuk ka bërë asnjë gjë për shtetin e Indonezisë. Madje firmëtarët kanë kërkuar që në vend të kësaj statuje të vendoset ndonjë personalitet vendas i nderuar. Monumenti i bronxtë ka kushtuar 10 mijë dollarë të mbledhura nga shoqata “Miqtë e Obamës”. është rreth 2 metra e lartë dhe përfaqëson Presidentin e SHBA-ve, fëmijë deri në moshën 10 vjec. Skulptori e ka veshur Obamën me një T-shirt, pantallona të shkurtra dhe femija paraqitet teksa luan me një flutur. Por, krijuesit thanë se “statuja simbolizon një fëmijë, dhe jo një president aktual. Statuja është përcjell mesazhin që të rinjtë duhet të studiojnë fort që të arrijnë ëndrrat”. Barack Obama dhe nëna e tij, Ann Dunham-Soetoro, u transferuan në Xhakarta kur Presidenti ishte vetëm 6 vjec, pas martesës së dytë të nënë së tij me Lolo Soetoro, një student indonezian që ajo e kishte takuar në Havai. (d.b/BalkanWeb)