E Diel, 1 Nëntor 2026

Zekeria Cana, kolos i historiografisë kombëtare

"Mos pyet se çdo të bëj atdheu për ty, por pyet ç‘mund të bësh t’i për të” (Xhon Kenedi)Më 11 janar 2010, u bë një vit që u ndamë për herë të fundit me nderime modeste, pa fjalime e ceremoni fetare, sepse modestia është madhështi, nga Prof. dr. Zekeria Cana, këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik – Dega e Historisë. U ndamë nga korifeu ihistorianëve, që studiuan ngjarjet historike nga Rilindja Kombëtare Shqiptare e këndej.Prof. Zekeria Cana punoi mbi dyzet vjet në Institutin Albanologjik. Ai është ndër rithemeluesit e parë të këtij institucioni të lartë shkencor, i cili me punën e vet të pandërprerë shkencore, i dha shpirt e zemër, gjak e gjallëri dhe e afirmoi këtë institucion në rrafshin e historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke u bërë shembull se si punohet në fushën e historiografisë sonë kombëtare në veçanti nga njëra anë, u bë edhe mësues e këshillues për punonjësit e rinj shkencorë që të punojnë me zell e korrektësi në fushën e shkencës, në përgjithësi nga ana tjetër.1. Mirëpo, kur atdheu ishte në rrezik, ai e la penën e shkencën të pushojë dhe me tërë qenien e vet fizike e mendore iu rrek veprimtarisë patriotike, duke u shquar si një patriot i rrallë, ai hyri në shpirtin e zemrën e popullit të vet dhe u bë simbol i mbrojtjes së vegjëlisë, sinonim i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave kombëtare. Në këtë drejtim ai ishte ndër themeluesit e parë të LDK-së në krye me strategun e udhëheqësin largpamës Dr. Ibrahim Rugovën, lëvizje politike kjo gjithëkombëtare, nga e cila e kanë zanafillën të gjitha partitë kosovare shqiptare. Këtu, në këtë parti politike roli dhe kontributi i Prof. dr. Zekeria Canës ishte i madh. Si mik dhe adhurues i Ibrahim Rugovës, gëzoi respekt të ndërsjellë ndërvëllazëror.2. Në hullinë e veprimtarisë politike, Z.Cana themeloi edhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, duke luftuar vijimisht për liri e pavarësi të popullit të vet, demaskoi dhunën dhe terrorin shtetëror e gjenocidial të Serbisë hegjemoniste e fashistoide. Gjithmonë u gjend në radhët e para të demonstruesve studentë, shpesh me plisin e bardhë si bora në krye, simbol i qëndresës dhe autoktonisë shqiptare në këto tërthore të Ballkanit. Ishte i pari që ngriti zërin, me vendosmëri e guxim kundër vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave, e trimëroi popullin që me tubimet e mëdha mortore të shprehnin revoltën dhe urrejtjen kundër okupatorit shekullor serboçetnik; Ishte krah i djathtë i plakut të urtë prof. Anton çettës dhe shok i ngushtë i tij, në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve, shëroi plagët e popullit, bëri pajtimin e familjeve të hasmëruara dhe homogjenizoi popullin duke kurorëzuar pajtimin kombëtar, përgatiti rininë për t’iu kundërvënë armikut me armë në dorë në çeta e formacione batalionesh të UçK-ës, vizitoi llogoret e luftëtarëve të UçK-ës, u dha këshilla e zemër, u ndihmoi edhe moralisht e materialisht nëpërmjet donatorëve humanistë e patriotë të mirëfilltë.3. Me udhëzimet, këshillat e inkurajimin për guxim, Prof. dr. Zekeria Cana ndikoi fuqishëm në radhët e Shërbimit të atëhershëm policor që demonstrativisht ta lëshojnë dhe bojkotojnë Policinë Jugosllave, e që pati jehonë të madhe në politikën ndërkombëtare të aktualizimit të çështjes së Kosovës.4. Në momentet më të vështira e më kritike, fatin e vet e lidhi me fatin e popullit. Kështu veproi edhe me rastin e luftës heroike të familjes Jashari, në krye me heroin legjendar – Adem Jasharin, ai u gjet pranë kësaj familjeje në momentet vendimtare; u ndihmoi dhe udhëzoi refugjatët e Rrafshit të Dukagjinit, që shkuan në Shqipëri më 1998; Ai u gjet në çdo cep e në çdo kënd të atdheut, si një ante e shihje të vepronte sa këtu sa atje, në vorbullën e ngjarjeve, në flakën e luftës dhe gjithkund dilte faqebardhë. Vdekja sikurfrikësohej dhe ikte prej tij në shumë raste e momente, ku mund të vdisej.5. Ai arriti edhe në diasporën shqiptare në meridiane të ndryshme të rruzullit tokësor dhe kontribuoi në unifikimin e qëndrimeve të unitetit kombëtar. Bashkë me Anton çettën bënë edhe shumë pajtime.6. Prof.dr. Cana qëndroi në gjirin e popullit dhe ndau fatin me të edhe gjatë bombardimit të NATO-s kundër pozicioneve ushtarako-policore e paramilitare të Serbisë dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare nga vatrat stërgjyshore në Kosovë, priti çlirimin e Kosovës në shtëpinë e vet në Prishtinë. Edhe pas çlirimit kontribuoi në konsolidimin e Qeverisë së Kosovës, por nuk synoi, nuk kërkoi as nuk lakmoi kurrfarë pozite, por përsëri iu kthye punës së vet shkencore në Institutin Albanologjik, sepse ai nuk pyeti se ç‘bën atdheu për të, por bëri atë që mundi për popullin e atdheun e vet, duke mos kërkuar as shpërblime as dekorata, u nda prej nesh në mënyrë të thjeshtë dhe madhështore, sepse thjeshtësia e njerëzve fisnik e bujar, me virtyte të larta patriotike është madhështi njerëzore.Sëmundja tinëzare e vdekja e pamëshirshme, që nuk është as dënim as dhuratë, por është ligj natyror, e rrëzoi për dhé dhe shkuli një lis të madh, që bënte hije për një fis, për një popull e për një komb. Prof. Zekeria Cana me veprimtarinë e vet kombëtare e shkencore për një kohë të gjatë la namë e famë në historiografinë tonë kombëtare.Disa të dhëna biografike/Prof.dr.Zekeria Cana është njëri ndër veteranët e shquar të historiogrtafisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare i lindur dhe i rritur ne një familje me tradita të pasura patriotike në Gjakovë, më 15 mars 1934, i cili shkollën fillore dhe Gjimnazin e ulët e Normalen i kreu në vendlindje. Pasi punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe në Deçan, ai njëkohësisht u mor me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”. Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në Degën e Historisë. Ishte ndër veprimtarët ma të njohur në organizatat studentore. Këtë e dëshmpn fakti se ishte njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve shqiptarë të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme ndër mote. Më 1959, për shkak të mospajtimit me qëndrimin e politikës jugosllave ndaj popullit shqiptar, u largua nga PKJ. Që nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe të Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por edhe prej këtu e largua dhe qëndroi një vit pa punë. Statusi i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj Lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja Shqiptare 1903-1914”, duke u bërë shembull se si punohet dhe si mbrohet një disertacion cilësor me vlerë të lartë shkencore. Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve Shkencore, të sekretaritshkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe të sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u muar edhe më përkthime nga gjuha serbo-kroate dhe ruse, u mor edhe me publicistikë dhe eseistikë, e punë të tjera shumë të rëndësishme në interes të momenteve të caktuara të kohës e të historisë. Krahas punës kërkimore-shkencore ushtroi veprimtari të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik, patriotik dhe humanitar. është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vëndosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i plakut të urtë, Prof.Anton çettës.Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shih bibliografinë e punimeve studimore, që do të sjellim në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Prof.dr. Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve vendimtare 1908-1912 dhe më vonë në fushën e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e detajues nga shumë burime studimore për të hyrë thellë në zhvillimin e ngjarjeve dhe rrethanave të periudhës së caktuar kohore. Kështu, studimet e Prof.dr.Zekeria Canës në themel tëçështjeve dhe problemeve që trajtohen, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim. Nga sfondi historik, që jepet në pjesëm më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetëm që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngusht me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimi ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Prof.dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë të dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë, pikëpamjet dhe qëndrimet e historiografisë ekspansioniste serbosllave, lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, ai thekson veçanërisht vlerësimin e drejtë të rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar.Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellin një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth shumë çështjeve të diskutueshme historiografike tëviteve 1908-1912.Prof.dr. Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe me kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës e deri në Amerikë. Me kumtesat e paraqitura në këto tubime shkencore Prof.dr. Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt të veçantë nga opinioni shkencor dhe nga qarqet e shkenctarëve të shquar kombëtar e ndërkombëtar. Vëllimin e angazhimit studimor shkencor të Pro.dr.Zekeria Canës në fushën e dijës historike në përgjithësi  e të historiografisë sonë kombëtare, në veçanti, e dëshmon numri i madh i njësive bibliografike, si të veprave të veçanta, artikujve dhe studimeve, nga njëra anë, po ashtu edhe të kritikave, recensioneve dhe polemikave, shkrimeve historiko-publicistike dhe përkthime të veprave historike nga historianë të huaj, nga ana tjetër.Vepra të veçanta/1. Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, Prishtinë, Rilindja 1979, 376; 2. Shpalime historike, Prishtinë, Rilindja 1983,411; 3. Dimitrije Tucoviqi – Koha dhe vepra, Prishtinë, Rilindja, 1983; 4. Socialdemokracia Serbe dhe çështja Shqiptare 1903-1914, Prishtinë, Instituti Albanologjik 1986, 376; 5. Populli shqiptar në kapërcyell të shek.XX, Prishtinë, Instituti Albanologjik 1990, 343; 6. Kori i burrave, Gjakovë 1995, 52; 7. Familja Cana, Gjakovë 1996, 76; 8. Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, Instituti Albanologjik 1996,400; 9. Shpalime historike. Pjesa e dytë. Prishtinë, Libri shkollor 1998, 659; 10. Ditari i luftës, Prishtinë, Zëri 1999, 327; 11. Ditari i robërisë, 1,2,Prishtinë, Rozafa 2000,311,304; 12. Apeli 215 i intelektualëve shqiptarë, Prishtinë, Rilindja 2001,384; 13. Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare 1903-1913. Prishtinë, Instituti Albanologjik 2006, 557; 14. Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe. Prishtinë, Instituti Albanologjik, 2008, 617....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›