E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges Ballkan- Itali, firmosen 30 arreste

BARI- Një organizatë e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike mes Serbisë, Malit të Zi dhe Italisë është shkatërruar nga Guardia di Financa e Barit. Agjencia e lajmeve ANSA informon se prokuroria e Barit ka firmosur 30 urdhërekzekutime, (nga të cilat 25 arrest me burg dhe 5 arrest shtëpie.Sipas hetimeve, në krye të organizatës ishte një grup furnizuesish të nacionalitetit serbo- malazez të cilët transportonin sasi të mëdha droge në veri të Italisë dhe në Bari. Anëtarë të organizatës janë shtetas italianë, malazezë, shqiptarë dhe një shtetas kolumbian.Mësohet se 12 nga këto urdhërarreste pritet të ekzekutohen jashtë Italisë. Detaje të operacionit, në vazhdim, pritet të jepen gjatë një konference për shtyp që do të organizohet nga prokuroria e antimafias në Bari.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›